Lajme

“Ra nga kati i dytë i një hoteli”, çfarë thuhet në raportin e Policisë për rastin e 34-vjeçares që vdiq dje në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 29 December 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24-orësh, lidhur me vdekjen e 34-vjeçares, e cila dyshohet se ra nga një hotel në Graçanicë.

Sipas Policisë, dyshohet se e njëjta ka rënë nga kati i dytë i hotelit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera