Kurti: S’dua luftë, s’dua t’iu bartet gjeneratave të reja, lë të kryhet kjo punë me mua, Xhelalin dhe Vuçiqin
Autori: Gazeta inFokus
14:14 | 23 Dhjetor 2023
Kryeministri Albin Kurti është pyetur në konferencë për media se çfarë është duke bërë Kosova për t’i ruajtur kufijtë pas alarmimeve të bëra se Radojiçiq po përgatit sulme të reja në Kosovë. Kurti ka thënë se Policia e Kosovës është duke patrulluar bashkë me KFOR-in dhe sipas Kurtit kjo ka bërë që të zmbrapsen nga planet për sulm të radhës në Kosovë.
Ai ka falënderuar edhe AKI-në duke thënë se është duke treguar një sukses të jashtëzakonshëm dhe ka potencuar se kur AKI-së i shtohet edhe bashkëpunimi me aleatët, atëherë sipas Kurtit, Kosova është e gatshme për t’i zmbrapsur suksesshëm kushdo që mendon të sulmojë Kosovën.
“Kufiri me Serbinë është më i gjati 381 kilometra. Është edhe terren kodrinoro-malor. Ajo që po bëjmë ne e që duket se i ka zmbrapsur planet për sulm, është patrullimi i përbashkët me KFOR-in. Në anën tjetër kemi një inteligjencë shumë të suksesshme të Kosovës. Është e paparë puna e AKI-së në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Këso rezultatesh janë të papara në historikun e AKI-së, për çka i falënderoj shumë AKI dhe drejtorin. Kur Kësaj i shtohet edhe koordinimi me aleatët, ne jemi të përgatitur që ti zmbrapsim suksesshëm çfarëdo sulmi që mund ta mendoj çdo kush”, ka thënë Kurti.
Kryeministri tutje ka thënë se Beogradi po dëshiron qartazi që t’ua bartë konfliktin gjeneratave të reja në Serbi. Kurti ka thënë se si politikan nuk dëshiron që konflikti të bartet të brezat e ri duke potencuar se dëshiron që konflikti “të kryhet me Xhelalin dhe mua”
“Barrikadat vitin e kaluar dolën të ishin kot, edhe këto sulme dëme të përkohshme por kot. Lënduan ushtarët e KFOR-it, vranë Afrim Bunjakun, u vranë 3 serb të grupit të Radojicict, dy prej tyre kanë qenë fëmijë në kohë të luftës në Kosovë 98-99, sepse për mua është e qartë që dikush në Beograd dëshiron që konflikti të iu mbetet gjeneratave të ardhshme. Unë jam një politikan që dëshiroj të mos ketë luftë më dhe ju brezat e ri të mos e merrni vesh kurrë cka është lufta. Le të kryhet kjo punë me Xhelalin edhe me mu. Le të kryhet me brezin tonë. Le të kryhet edhe me brezin e Vucicit. Por mos të bartet lufta, gjakderdhja tek brezi i ri. Tash me këta terroristë që u vranë, ka një cytje e orkestrim që konflikti të bartet tek brezi i ardhshëm. Kjo është brengosëse për mua në aspektin socio-historik. Sepse nëse vdesin brezat e rinj pa e ditur çfarë ka ndodhur më 1999, është përgatitje për brezat e ardhshëm që të përjetojnë tragjeditë që i kemi pasur edhe ne. Duhet të ndërpritet kjo. Duhet të përgatitemi për integrime dhe të orientohemi kah normalizimi i raporteve. Ky është synimi ynë, por s’është kollaj sepse po përballemi me një Serbi agresive dhe armiqësore”, ka thënë Kurti.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
































