Lajme

Osmani në Turqi takohet me Erdoganin, e falënderon për angazhimin në sigurinë e rajonit

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 08 December 2023

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e saj turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Ajo përmes një postimi në X tha se e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë në sigurinë e rajonit.

“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”.

-Advertisement-

Ndërkaq, Osmani në Facebook shtoi se ka informuar Erdoganin për zhvillimet e fundit në rajon.

“E falenderova për mbështetjen e fuqishme për Kosovën, përfshirë në periudha të rënda e sfiduese për ne, si dhe e informova për zhvillimet e fundit në vendit tonë. Do të vazhdojmë të punojmë afër në mënyrë që ta rrisim bashkëpunimin mes vendeve tona e popujve tanë”, tha Osmani.

Po ashtu, edhe Presidenca turke ka njoftuar për takimin e dy presidentëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera