Rozë

Bebe Rexha në paradën e shqiptarëve në Amerikë! Uron festën e Pavarësisë me këngën “Mora fjalë”

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 29 Nëntor 2023

Në 111 vjetorin e Pavarësisë edhe këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka uruar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ylli në një postim në “InstaStory” ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.

“Urime 28 nëntori”, ka shkruar Bebe, me videon nën tingujt e këngës “Mora fjalë” të interpretuar nga këngëtarja Shkurte Fejza.

-Advertisement-

Edhe dy yjet e tjera të muzikës ndërkombëtare Dua Lipa dhe Rita Ora, por edhe artistët shqiptar kanë uruar në rrjetet e tyre sociale festën e pavarësisë.

Kjo e fundit ishte në Kosovë, në një darkë të organizuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy