Lajme

Lajm i mirë për banorët e Prishtinës, pritet të lirohen nga kjo taksë e shtrenjtë

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 23 November 2023

Komuna e Prishtinës në seancën e radhës të Kuvendit Komunal si pikë të rendit të ditës do të ketë edhe shfuqizimin e Rregullores në të cilën parashihet taksa në transaksion të pronës së paluajtshme.

Drejtori i Kadastrit në këtë komunë, Donat Lushaku bënë të ditur se taksa e cila ishte 150 euro, do të bëhet zero euro.
“Pas pezullimit 1 vjeçar, tanimë kjo taksë largohet përgjithnjë, shtuar kësaj vullnetin iniciues të drejtorive përkatëse (Kadastër e Financa), përkrahjen e kryetarit, asamblistëve padallim si dhe bazuar edhe në Raportin kredibil të Avokatit të Popullit. Ishte 150 euro taksë – do të jetë ZERO euro (0). Kryeqytetasit e kanë merituar që moti këtë të drejtë, që përbën lehtësim esencial në bartjen dhe rregullimin e pronave të tyre. Pa taksa të panevojshme e pa pengesa administrative”, shkruan Lushaku në Facebook.

Ky vendim pritet të merret në seancën e Kuvendit Komunal më 30 nëntor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera