Rozë

Noizy rrezikon jetën gjatë xhirimeve të filmit

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 21 Nëntor 2023

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, prej disa ditësh ka bërë me dije se është bërë pjesë e filmit “Trouble Shouters”.

Xhirimet e filmit kanë nisur dhe po zhvillohen në Tiranë, teksa një pjesë e tyre do mbahet edhe në Gjermani.

Noizy dhe Blerimi thuhet se do të interpretojnë rolin e dy detektivëve, teksa pjesë e kastit do të jenë edhe aktorë të njohur shqiptarë, si Rajmonda Bulku, Gëzim Rudi, Zamira Kita, Margent Caushi, etj.

-Advertisement-

Nuk do mungojnë edhe figurat publike si, Blendi Fevziu apo Loredana.

Një video e shpërndarë sot nga Noizy në mediet sociale ka lënë gojëhapur ndjekësit, kjo pasi reperi ka xhiruar një skenë goxha të guximshme, duke u shfaqur i varur në një vinç disa metra të lartë tokës.

“Nëse s’ka rrezik, nuk është qejf”, shkruan Noizy krahas videos.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy