Deputeti i PD-së: Karrikat iu takojnë qytetarëve, opozita do ta vazhdojë aksionin më tej
Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 02 November 2023
Sot brenda sallës së Kuvendit të Shqipërisë, u krijua një kaos i madh.
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka hedhur dy tymosëse nga foltorja.
Po ashtu janë marrë edhe karrikat e deputetëve të shumicës dhe janë hedhur para foltorës.
Me këtë rast ka folur vet Salianji, i cili tha se karrikat i takojnë qytetarëve dhe jo mazhorancës.
Ai shtoi se opozita kërkon ngritjen e Komisione Kërkimore që të kontrollohen paratë.
“E kthyen ne kotec për të mbledhur vezët që ju duhen. I kanë duar me korrupsion. Qytetarët e hanë bakllavanë në Vit të Ri, ata e hanë kur miratohet buxheti. Vjedhin miliona euro. E patë sesi PS nxiton duke mos respektuar asnjë normë. Ne sot kishim kërkuar të mblidhej grupi i PD. PS kishte vendosur të linte gardën në çdo karrige. Ne vendosim që karriget të cilat janë të popullit, t’i marrim t’i çojmë aty ku duheshin. Ne kërkojmë dhe dua ta përsëris, gjithçka tjetër është propagandë. Komisione kërkimore të kontrollohen paratë e shqiptarëve se ku shkojnë. A shkojnë paratë te oligarkët, apo te qytetarët? Ne kërkojmë që këto para që paguhen nga qytetarët të shkojnë në rritje pensionesh. Shtresa e mesme do të goditet si asnjëherë më parë, do tatohen më shumë që të financohen oligarkët dhe banditët. Në komisione të mos vendoset Edi Rama, por shqiptarët të kenë përfaqësuesin e tyre. Derisa të arrihet që Kushtetuta të prevalojë, do të bëjmë gjithçka do përshkallëzojmë aksionin tonë parlamentar, por edhe më tej. Në çdo pikë të mundshme. Çfarë e ka, pronë të vetën e ka PS? Ne po sensibilizojmë shqiptarët që jemi në kushtet e një regjimi të plotë që nuk do t’ja dijë për interesat e shqiptarëve. Ky është parlamenti i Edi Ramës, kjo është pasoja. Disa do ti kallëzojmë penalisht për shpërdorim detyre. Në çdo formë, në çdo mjet do të kthejmë në shina parlamentarizmin.”, tha ai shkruan Top-Channel.
Të tjera
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...
-
Rutte uron Trumpin: Së bashku mund të arrijmë paqe përmes forcës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të ...
-
Haradinaj: Kosova pjesë e Aleancës së Perëndimit e jo izolimit
Kryetari i AAK dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë se ...
-
Kjo është ish-banorja e BBVK që po e përkrahë Ganimete Musliun
Ganimete Musliu kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokratike e ...