Vitia u premton rritje page punëtorëve që kujdesen për higjienën në QKUK
Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 18 October 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot punëtorët që kujdesen për higjienën, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai ka njoftuar se do të ketë rritje të pagave për punëtorët mbi 33%, krahasuar me pagën që aktualisht marrin, ngase kjo sipas tij, është obligative në tenderin e ri të shpallur nga ShSKUK, raporton Klan Kosova.
“Ju falënderoj që përkundër sfidave dhe problemeve që hasni çdo ditë në punën tuaj, ju po i kryeni punën më së miri, ju përgëzojmë dhe ju dëshirojmë punë të mbarë. Sado që ju bëni punën tuaj, ka probleme me infrastrukturë që e vështirëson punën tuaj, për të cilën po punojmë për të përmirësuar”, u shpreh Ministri Vitia.
Sipas tij, është kërkuar ndihmë edhe nga Ministria e Financave për ta rritur buxhetin, e që kanë hasur në mirëkuptim të tyre.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, tha se paga që kanë marrë punëtorët e pastrimit ka qenë e ulët dhe me marrjen ne menaxhim të ShSKUK, ka kërkuar që krahas kërkesave për rritje të nivelit të higjienës, të ketë edhe rritje të pagës se punëtorëve, por edhe investime ne infrastrukturë.
Kompania që aktualisht ka kontratë me QKUK për mirëmbajtje të higjienës, aktualisht ka 319 punëtorë, përderisa në procedurën e re të prokurimit parashihet të rritet numri i punëtorëve në 326.
Të tjera
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...