Skandali i basteve/ “Do të thyej këmbët”, mesfushori i Juventusit: Isha shumë në borxhe, kam marrë kërcënime
Autori: Gazeta inFokus
14:53 | 18 October 2023
Nicolo Fagioli u dënua me shtatë muaj pezullim nga futbolli për shkak të përfshirjes së tij në vendosjen e basteve në platforma ilegale në Itali. Mesfushori i Juventus u rrëfye në Prokurori dhe në media janë publikuar edhe disa nga deklaratat e tij.
Fagioli e pranoi se kishte krijuar varësi nga bastet si dhe ishte zhytur thellë në këtë botë, duke pasur edhe borxhe të majme.
Lojtari i Juventus tregoi se kishte marrë edhe kërcënime për shkak të borxheve ndërsa shtoi shtoi se i kishte marrë borxh edhe shokut të tij te Juventus, Gatti.
“Fillova të mos flija më gjatë natës, kisha shumë borxhe.
Nisa të luaj futboll me mendimin se kështu do të mund të shlyeja borxhet. Kam marrë kërcënime, më kanë thënë se do të më thyenin këmbët.
Isha aq shumë në borxhe sa edhe nëse arrija të fitoja, sërish nuk mund t’i shlyeja ato.
Vendosja baste për futbollin, tenisin dhe kazino. E nisa këtë në verën e vitit 2021 kur isha në kampin e trajnimit me skuadrën e U21.E bënin edhe të tjerët, prandaj nuk u interesova shumë nëse platformat ishin të ligjshme apo jo. Ndryshimi i platformave legale me ato jo legale, është se në platformat e ligjshme nuk mund të luash pa paguar paratë.
Në fillim luaja shumë tenis, por më pas nisa të vendosja shuma të mëdha në futboll për të paguar borxhet. Kam marrë borxh nga shokët e skuadrës, Gatti.
I kërkova 40.000 euro, i thashë se më duhej për një orë dhe se llogaria ime ishte e bllokuar. Të njëjtën shumë e kam marrë edhe nga Dragusin e disa shokë të tjerë te Piacenza.
Shumë ndeshje i luaja gjatë kohës që ato ishin duke u zhvilluar. Një herë vendosa që Milan nuk humbiste ndaj Torinos, por dështova pasi Milan u mposht 2-1.
Në Champions kam luajtur Porto-Atletico Madrid dhe Real Madrid-Inter. Basti ishte se në ato ndeshje nuk do të shënoheshin më shumë se katër gola. Në baste vendosja gjithnjë skuadrën fituese, golat, por asnjëherë golashënuesin apo rezultatin e saktë.
Në një ndeshje gjatë Sassuolo-Juventus isha shumë i stresuar, bëra një gabim dhe u zëvendësova. Nuk munda t’i mbaja lotët duke menduar për borxhet e mëdha që kisha”.
Fagioli i kishte kompanive ilegale një borxh prej 3 milionë euro teksa rroga e tij sezonale nuk shkonte më shumë se një milionë euro.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...

































