Sport

Rumania po e mposhtë Andorrën 3:0, shuhen shpresat për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 15 October 2023

Rumania është duke e mposhtur Andorran me rezultat 3-0, duke ia shuar kështu shpresat përfundimisht Kosovës për një kualifikim të mundshëm direkt.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Stanqiu në minutën e 23-të, ndërsa rezultatin e dyfishoi Hagi në të 28-tën minutë.

Ndërsa, për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë u përkujdes Marin nga penaltia në minutën e 44-të, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Me këtë fitore, Rumania është në vendin e parë në grupin I me 16 pikë, në të dytin është Zvicra me 15, në të tretin Izraeli me 11, në të katërtin është Kosova me 7 pikë.

Në ndeshjet tjera, Norvegjia e Spanja po luajnë pa gola në pjesën e parë, kurse Moldavia po e mposht Poloninë.

Pa gola po luajnë edhe Turqia kundër Letonisë dhe Uellsi kundër Kroacisë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy