Sport

“Ti je prototipi i lojtarit që urrej”, biseda e ashpër e trajnerin të PSG me mesfushorin italian

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 05 October 2023

Pak javë më parë, PSG mbylli shitjen e Marco Verrattit për 45 milionë euro. Italiani, i cili nuk ishte pjesë e planeve të Luis Enriques, u transferua tek Al-Arabi, në Katar, për të vazhduar karrierën e tij sportive.

Ditë më vonë, “Le Parisien” zbuloi bisedën e tensionuar mes Luis Enriques dhe Marco Verrattit, në të cilën ish-trajneri spanjoll e bëri të qartë se nuk e donte te PSG.

Siç raporton media franceze, Luis Enrique i tha Marco Verrattit: “Ti je prototipi i lojtarit që unë e urrej”. Me sa duket, pas këtyre deklaratave, trajneri spanjoll hapi dyert për largimi e italianit nga PSG.

-Advertisement-

Gjatë përgatitjeve parasezonale, Luis Enrique nuk e aktivizoi titullar Marco Verrattin qoftë në një ndeshje ndeshje, duke e bërë edhe më të qartë se italiani nuk ishte pjesë e planeve të tij për sezonin 2023/24.Me prishjen e marrëdhënies edhe me ultrasit e PSG-së, mesfushori nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të largohej nga “Parc des Princes”.

I blerë për 12 milionë në verën e vitit 2012 nga Pescara, Marco Verratti nisi karrierën elitare në Paris. Njëmbëdhjetë sezone më vonë, italiani u largua nga skuadra franceze nga dera e pasme, pavarësisht se ishte lojtari i dytë me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e klubit.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy