Lajme

Pse e kishte pritur Radoiçiqin në zyrë? Tregon Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 03 October 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për kohën kur ishte kryeministër.

Ai tregoi edhe arsyen se pse e kishte pritur Milan Radojiçiqin, në zyren e tij.

Haradinaj tha se në atë kohë Radojiçiq nuk ishte i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

“Në kohën e krijimit të ushtrisë së Kosovës kemi zhvilluar biseda me të për ligjet për ushtrinë. Në atë kohë jam munduar t’u shpjegoj se ligjet tona nuk janë kundër serbëve të Kosovës dhe u kam siguruar atyre që edhe fëmija i tyre mund të bëhet pjesë e ushtrisë së Kosovës. Ata nuk ranë dakord. Ata kërkonin që në ligj të shtohet një nen ku të thuhet se ushtria e Kosovës nuk shkon në veri pa lejen e NATO dhe KFOR”, tha Haradinaj për Euronews Albania.

Ish-kryeministri i Kosovës shtoi se ngjarja e ndodhur në Banjskë ishte një sulm i pastër terrorist, që u neutralizua falë profesionalizimit të policisë së Kosovës.

Në kohën kur Haradinaj si shef i ekzekutivit të vendit dhe Radojiçiq si nënkryetar i Listës Serbe “haparesheshin” në Zyren e Kryeministrit të Kosovës, krimineli serb dyshohej për rastin e vrasjes së politikanit serb të veriut, Oliver Ivanoviq.

Në takimin me Haradinajn, në zyrën e tij si kryeministër i vendit, Radojiçiq ishte shoqëruar nga kryetari i partisë Goran Rakiq – ndonëse ishte “sekret publik” se krimineli serb që kërkohej nga shteti i Kosovës në fakt ishte “kryetari real” i Listës Serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera