Ministri serb i Mbrojtjes përmend “futjen e ushtrisë serbe në Kosovë” – por e din se paraprakisht duhet marrë leje
Autori: Gazeta inFokus
13:19 | 02 October 2023
Zyrtarë të lartë qeveritarë në Serbi kanë vazhduar me kërcënime e duke vazhduar të shohin ëndrra syhapur për futjen e ushtrisë së tyre në territorin e Republikës së Kosovës.
Megjithatë, ata vazhdojnë ta pranojnë se për të bërë një gjë të tillë, duhet së paku “një leje nga KFOR-i”.
Sidoqoftë, deklaratat e tyre vazhdojnë të tregojnë qasjen e tyre ndaj “përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.
Kjo mund të vërtetohet edhe nga deklaratat e fundit të ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili për media ka thënë se nëse ushtria serbe merr urdhër nga presidenti Aleksandar Vuçiq që njësitë e saj të hyjnë në Kosovë, do ta bëjnë këtë “në mënyrë efikase dhe profesionale” – por se këtë do ta njoftojnë paraprakisht edhe komandës së KFOR-it.
Ai gjatë deklaratave të tij nuk ka harruar për ta përmendur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin ka thënë se po bën “bullizëm dhe përndjekje fizike të popullit serb në Kosovë”.
Por deklarata e tij mund të vlerësohet diametralisht e kundërt me një deklaratë të një serbi që jeton në Kosovë.
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se ai si serb dhe familja e tij ndihen më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi.
“Unë si serb dhe familja ime si serbe ndihemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi”, ka thënë Rashiq, për Hayat.ba, përcjell Telegrafi.
Rashiq më pas kishte cituar të ndjerin Oliver Ivanoviq, sipas të cilit “serbët në veri nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët por kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd”.
Dhe ministri serb i Mbrojtjes nuk është ndalur me akuza vetëm në drejtim të Kosovës.
Ai ka thënë se ka një fushatë të vazhdueshme kundër Ushtrisë Serbe lidhur me numrin, aktivitetin, lëvizjen dhe vendosjen e saj në territorin e Serbisë, të cilën e konsideron “të papërgjegjshme dhe e refuzon si absolutisht të pavërtetë”.

T� tjera
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...





























