Sport

Derbi londinez për talentin e Barcelonës, Tottenham sfidon Chelsea-n

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 30 August 2023

Tottenham futet në garë sulmuesin e Barcelonës, Ansu Fati. Sipas të përditshmes angleze “Daily Mail”, klubi londinez kërkon shërbimet e 20-vjeçarit i cili nuk e ka të sigurt një vend titullari te katalanasit.

Për spanjollin ka shfaqur interes edhe Chelsea dhe tashmë duket se do të kemi një derbi londinez në orët e fundit të merkatos. Futbollisti konsiderohej si e ardhmja e Barcelonës, por minutat e pakta të vëna në dispozicion nga Xavi, e kanë shtyrë të kërkojë largimin.

Me thirrjen në ekip të parë të Lamine Yamal dhe Fermin Lopez, konkurrenca në ekip është shtuar ndjeshëm, gjë që e bën edhe më të pasigurt të ardhmen e 20-vjeçarit. Pas largimit të Lionel Messit në vitin 2021, Fatit ju besua fanella me numrin 10 dhe pritshmëritë ishin të larta.

-Advertisement-

Por një dëmtim në gju që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë bëri që forma e tij të vinte drejt rënies. Ansu Fati është një prodhim i “La Masia”, ai ka debutuar me ekipin e parë në shtatorin e vitit 2020.

Që atëherë ka bërë 112 paraqitje me katalanasit duke shënuar dhe 29 gola. Sulmuesi mbron ngjyrat e përfaqësuese së Spanjës me të cilët është aktivizuar në 9 ndeshje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera