Muja: Mungojnë 0.5 përqind e grurit, çdo kokërr grurë e blerë me para publike duhet të jetë këtu
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 23 August 2023
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka deklaruar se 0.5 përqind e grurit është sasia e cila mungon në rezervat shtetërore, duke iu referuar PRSK-së.
Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Muja ka deklaruar se pavarësisht mungesës, gruri duhet të jetë prezent nëse blihet me para publike.
“Çdo kokërr grurë e blerë me paratë publike duhet të jetë këtu, ky është qëndrimi im. Sulmet që bëhet me pretendime të paqena, të paverifikuara thuhet gjysma mungon dhe pastaj del një dosje e prokurorisë ku thotë se 52.5 tonë mungojnë. 0.5 përqind, as një përqind. Çdo cent e parave publike, çdo kokërr gruri duhet të jetë këtu. 05. përqind gjatë gjithë javës së kaluar ka thënë se do arrestohet ministra, një çështje që nuk është në dorën e saj.”, ka deklaruar Muja.
Ky i fundit ngrit një pyetje. Sipas tij nëse do duhej të ndodhte arrestimi i ministres Hajdari për më pak se një përqind të mungesës së grurit, çfarë do ndodhte me kontratat që marrin vite kohë realizimi?
“Çka shteti din është se ministrja ka nënshkruar një kontrat për dhjetë mijë tonë dhe nëse është nënshkruar, dhjetë mijë tone duhet të jenë në Kosovë. Ka pretendime se pse po mungojnë por mendoj se është një çështje civile, kontestimore e cila duhet të rregullohet nga ai që e ka për obligim. Nëse për 0.5 përqind të grurit duhet të arrestohet një ministër apo zyrtar, imagjinoje për 80 përqind të kontratave që vonohen me vite’, ka deklaruar Muja.
“Aferën e grurit dhe vajit’, Muja e ka vlerësuar si një përpjekje për të goditur Qeverinë Kurti.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...