Diaspora dërgoi në Kosovë 633 milionë euro për 6 muajt e para të këtij viti
Autori: Gazeta inFokus
09:15 | 20 Gusht 2023
Diaspora e Kosovës edhe këtë vit ka vazhduar të jetë kontribuese për Kosovën. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka rritje të dërgesave nga dispora.
Besnik Kada nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) se gjatë periudhës janar-qershor 2023, shuma e remitancave është 632 milionë e 900 mijë euro.
“Krahasuar me 555 milionë e 400 mijë euro në vitin 2022, pra kemi një rritje prej 77.5 milionë euro më shumë, krahasuar me gjashtë mujorin e njëjtë të vitit paraprak”, tha Kada për RTKlive.
Ai bëri me dije se shteti nga i cili më së shumti janë regjistruar remitancat është Gjermania.
“Në tremujorin e parë të këtij viti nga Gjermania kanë ardhur 38.8 milionë Euro, në ndërkohë vitin e kaluar, pra gjatë 12 muajve nga Gjermania kanë ardhur 161.5 milionë euro.
Në ndërkohë nga Zvicra në tremujorin e parë kanë ardhur 17.2 milionë, pasuar nga SHBA-të me 7.6 milionë euro, Austria dhe Italia me nga 4.8 milionë secila e kështu me radhë”, deklaroi ai.
Kurse njohësi i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha se me të dhënat e fundit nga BQK-ja, ku shihet se ka rritje të remitancave edhe njëherë dëshmohet se po vazhdon edhe më tutje solidarizimi i diasporës me Kosovën.
“Kur shohim se diaspora ka dërguar ka dërguar, mbi 77 milionë euro më shumë këtë vit, se në vitin 2022, është dëshmi se diaspora është njëra ndër shtyllat kryesore të përkrahjes së Kosovës”, tha ai.
Gërxhaliu kërkoi që të shikohet mundësia që këto mjete të orientohen në zhvillim dhe të mos mbeten vetëm për konsum, por të jenë të kanalizuara në shërbim të zhvillimit dhe rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës.
Ai vlerësoi se duhet të ketë më shmuë fokus ndaj diasporës që ajo të mos mbetet vetëm si mjet për dërgimin e parave.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...






























