Bajraktari: Sipas ligjit të Kosovës, Mujeci mund të dënohet deri në 15 vite burgim
Autori: Gazeta inFokus
18:49 | 16 Gusht 2023
Njohësi i çështjeve ligjore, Ardian Bajraktari, ka folur për arrestimin e ish-asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, i cili dyshohet për kontrabandim me drogë, përkatësisht të llojit ekstazi.
Bajraktari tha se fakti që thuhet nga Policia e Shqipërisë se kërkesa ishte e kontrolluar, atëherë sipas tij, kjo nënkupton që paraprakisht ka pasur bashkëpunim mes autoriteteve të të dyja vendeve.
“Në fushën penale, Kosova ka marrëeshje të bashkëpunimit prej vitit 2012 por këtu kemi edhe koordinime të vazhdueshme. Para ca kohe kemi pasur edhe një rast tjetër ku Kosova ka qenë destinimi i fundit dhe është për t’u përshëndetur që autoritetet shqiptare kanë hasur në gjurmë të kësaj dërgese e cila për bindjen time është me përmasa jo aq relativizuese pasi ishin 11 mijë e ca doza”.
“Sipas legjislacionit tonë penal, kjo hyn në kategorinë e veprave penale kundër narkotikëve dhe duke qenë se kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, atëherë ndëshkueshmëria për këtë lloj vepre penale është deri në 15 vite, ndërsa me legjislacionin penal të Shqipërisë, atje ëshët edhe përtej këtij maksimumi, deri në 20 vite”, tha Bajraktari në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, ai tha se këtë lloj droge e përdorin të rinjtë, e atëherë kjo sipas tji, është rrethanë rënduese për kryesit e këtyre veprave.

T� tjera
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...






























