Haradinaj: Qeveria Kurti e ka kthyer veriun në kohën e para pavarësisë
Autori: Gazeta inFokus
20:23 | 15 August 2023
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsideron se Qeveria Kurti nuk ka bërë kurrëfarë përparimi në çështjen e veriut të Kosovës.
Haradinaj tha se me kthimin e autorizimeve te KFOR-i dhe EULEX-i, kryeministri Kurti e ka kthyer veriun në gjendjen siç ka qenë para pavarësisë.
“Gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i, janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi një palë që duhet të na kontrollojnë sa u tërhiqem, çka po bëjmë, pse po shkojmë e kështu me radhë këto janë situata që i ka krijuar Kurti dhe Bislimi, kjo qeveri”, tha ai për RTK Prime.
Haradinaj ka reaguar edhe ndaj Mimoza Kusari-Lilës për incizimet me Slavko Simiqin, ku tha se ajo ka bërë shkelje ligjore dhe i ka prerë në besë amerikanët dhe kategoritë e lirisë.
“Nuk jemi në strategjinë tonë, pra Bratislava sipas meje nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është Amerika me ambasadorin amerikanë këtu dhe me Hillin atje. Nuk ka logjikë kryetari i qeverisë këtu të shkojë në komuna atje dhe t’i dërgoj porosi qeverisë së atij shteti se çka duhet të bëjë me një vend fqinjë mendoj se këtu zonja kusari në njëfarë mënyre i kanë prerë në besë amerikanët”.
“Pra kjo është një prere në besë nuk folët me atë që ai e ka shpallur armik tëndin për Kosovën ai e ka futur në listë dhe e dyta është një veprim jo ligjorë, sepse ai është i përndjekur dhe nën hetime, dhe së fundmi është ajo që e quajtsha përherë ngulje e thikës pas shpinës e këta e bëjnë dy herë këtë një për aleatët dhe një për kategoritë e lirisë”, tha Haradinaj.

T� tjera
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...































