Osmani: Kosova po e respekton marrëveshjen e Bratislavës, masat e BE-së dëmtojnë dialogun
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 15 August 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë sot se Kosova është duke e zbatuar me besnikëri marrëveshjen e Bratislavës, sipas të cilës janë reduktuar forcat policore në dhe për rreth objekteve komunale në komunat veriore.
Presidentja Osmani gjatë një vizite në Dragash tha se është duke u krijuar edhe baza ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna.
Megjithatë, ajo shprehet e habitur për masat e BE-së ndaj Kosovës të cilat i quan në disproporcion me veprimet e institucioneve të Kosovës.
“Pavarësisht asaj që ka ndodhur më 26 maj, vlerësoj se përgjigja e BE-së nëpërmjet masave që ka miratuar ka qenë komplet disproprocionale me veprimet e institucioneve të Kosovës. Nuk është përgjigje që nxitë bashkëpunimin dhe koordinimin , përkundrazi është përgjigje e cila më së shumti i bën dëm procesit të dialogut që e qet komplet jashtë binarëve ku të dyja palët do të duhej të trajtoheshin në mënyrë të barabartë.
Serbia ka pasur njerëz të saj që kanë sulmuar ushtarët e NATOS-. Për këta njerëz ka dëshmi të sakta. Ata njerëz janë në video, dihet kush janë, disa prej tyre janë policë të Serbisë dhe nuk ka asnjë masë të vetme në raport me Serbinë për këtë agresion që ka kryer në raport me Kosovën dhe për dhunën që ka kryer në raport me NATO-n”, thekson Osmani.
Ajo më tej theksoi se masat e BE-së padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat fushatës dezinformuese masive kundër Kosovës, raporton kp.
“Komunikimi im është i përditshëm me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Sa i përket masave që padrejtësisht janë vendosur ndaj Kosovës si rezultat unë do të thosha edhe i një fushate dezinformuese masive kundër Kosovës, e cila ka rezultuar me një sërë masash të cilat akoma janë në fuqi”, theksoi ajo.
Ajo gjatë vizitës në Dragash foli edhe për marrëveshjen e Bratislavës, që sipas saj duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
“Në Bratislavë është arritur një marrëveshje që ka kërkuar masa të deeaskalimit nga Kosova. Vendi ynë është duke e respektuar me besnikëri atë marrëveshje. Tashmë ka reduktim të forcave policore në përputhje me marrëveshjen që kërkon konsultim edhe me EULEX dhe me prezencën e NATO-s këtu.
Në anën tjetër është duke u krijuar baza ligjore për zgjedhje të jashtëzakonshme në katër komunat veriore. Të gjitha këto kanë qenë kërkesa të marrëveshjes së Bratislavës, tani presim që hapat t’i ndërmarrin partnerët tanë në Bashkimin Evropian, sepse masat e tyre kanë qenë komplet disproprocionale me çfarë do pakënaqësie që mund të kenë pasur në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës”, theksoi ajo.
Ndërsa, shtoi se përshtypja e saj është që në ditët e kur pati tensione në veri, shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën sikur Kosova ta ketë pushtuar dikë.
Sipas saj, Kosova nuk ka pushtuar asnjë territor.
“Përshtypja ime është nga një herë që shumë shtete e kanë trajtuar Kosovën ato ditë sikur Kosova ta ketë pushtuar dikë. Kosova nuk e ka pushtuar asnjë territor të shtetit fqinjë. Kosova ka vepruar në territorin e Republikës së saj sovrane, e cila është njohur nga shumica dërmuese e shteteve të Bashkimit Evropian.
Si presidente e vendit kërkoj që të ketë çdo ditë koordinim me aleatët dhe partnerët tanë, sepse çështjet e sigurisë janë tema kolektive, nuk janë tema individuale”, theksoi ajo.
Ajo përsëriti thirrjen e saj që komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të ndal presionin ndaj serbëve të Kosovës, dhe dhunën që përdoret nga strukturat ilegale në veri.
Të tjera
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...