Lajme

Sekuestrohen medikamente të kontrabanduara në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 12 Gusht 2023

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar një kontrolle të befasishme në dy barnatore në Komoran (Drenas) dhe me ketë rast është hasur në një sasi të konsiderueshme të medikamenteve të kontrabanduara.

Në njoftim thuhet se të gjitha mallrat (medikamentet) janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura Android dhe Ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale, me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy