Sport

Distria ​Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 04 Gusht 2023

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi i ka sjellë Kosovës medaljen e argjendtë nga Wolrd Judo Masters, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Krasniqi u mposht në finale të kësaj gare nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.

Ndërkaq, në rrugëtimin deri te medalja e argjendtë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti belgen, Amber Ryheul.

-Advertisement-

Distria e vazhdoi me fitore edhe në çerekfinale, ku e mposhti xhudisten gjermane, Mascha Ballhaus.

Në gjysmëfinale, Krasniqi kishte përballë hungarezen, Reka Pupp, ku edhe ndaj saj shënoi fitore, e cila ia siguroi finalen e kësaj gare.

Por, në finale Distria ishte e pafat, pasi që u mposht nga francezja, Amandine Buchard.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy