Lajme

Fillon patrullimi i përbashkët i policëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 01 Gusht 2023

Ka nisur patrullimi i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.

Policia e Kosovës dhe Policia e shtetit shqiptar kanë hartuar memorandum bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta të dy policive rrugore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Referuar numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri dhe numrit të madh të mjeteve që qarkullojnë në akset rrugore në mes të dy vendeve, është vlerësuar i suksesshëm ky patrullim i përbashkët. Ky patrullim ka për synim rritjen e efikasitetit në sigurinë rrugore, parandalimin e kundërvajtjeve dhe aksidenteve si dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy