Ismaili: PDK gati për zgjedhje, opozita s’i ka numrat për rrëzimin e qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 27 July 2023
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka folur për qeverisjen e Vetëvendosjes, për punën e Kuvendit dhe opozitarizmin e partisë së tij, si dhe për zgjedhjet e parakohshme.
Imaili ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje.
Sipas tij, zgjedhjet janë një rirregullim i një situate që është çrregulluar shumë.
“Situata në Kosovë është çrregulluar jo vetëm në aspektin politik, por është çrregulluar edhe ekonomia e vendit. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta, sektori i shëndetësisë është në një gjysmë paralize, arsimi ka mungesë të vizionit të investimeve apo të koncentrimit dhe fokusit të Qeverisë. Pra, ajo që e përmirëson jetën e qytetarit në Kosovë, sot është totalisht e çrregulluar” ka thënë Ismaili për RTK, duke shtuar se opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë, sepse nuk i ka numrat në Kuvend.
Sipas tij, politika qeveritare ishte dashur t’i japë mundësi familjeve në Kosovë në këtë kohë krize.
“Tu jepet mundësi mbështetje, t’iu tregohet që në tre katër vitet e ardhshme këto janë investimet tona, kjo është rruga jonë për të dalur nga ky stagnim ekonomik. Është dashur me pas diçka që iu jep mundësi njerëzve ta shohin dritën në fund të tunelit. Duke qenë të konsumuar me konflikte të brendshme nga Qeveria, akuzat, gishtat për njëri-tjetrin e kanë çrregulluar gjithë këtë jetë politike dhe nuk po shihet rrugëdalje”, ka deklaruar Ismaili.
Ai ka deklaruar se dhuna në Kuvend ditë më parë erdhi si rezultat i urrejtjes patologjike që e ka zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ndaj opozitës.
Ismaili ka thënë se opozita ka bërë mirë që e ka ruajtur qetësin ne Kuvend sepse aty është për qytetarët dhe është përfaqësuese e atyre që e kanë votuar. Nënkryetari i PDK-së, ka thënë se opozita ka luajtur rolin e saj në Kuvend, duke i shfrytëzuar mundësit e opozitarizmit për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.
“Në krejt çka kemi pasur mundësi të bëjmë ne si opozitë i kemi bërë. Kemi kritikuar, kemi kërkuar përgjegjësi, kemi dhënë propozime dhe krejt çka kemi pasur mundësi i kemi bërë”, ka thënë Ismaili.
Ai ka përmendur çështjet që ka ngritur PDK në Kuvendin e Kosovës.
“Ne kemi ngritë çështjen e energjisë elektrike shumë para skandalit të Martin Berishajt. Pra, kemi folur shumë kohë të gjatë që çmimet, furnizimet janë probleme të mëdha. Kemi folur se nuk fare transparencë. Kemi folur për tendencën e madhe të qeverisë që të kontrolloi çdo segment të institucioneve, përshirë edhe zyrtarët publik, institucionet e administratës publike dhe të gjitha këto ne i kemi sfiduar nëpër gjykata dhe në Gjykatën Kushtetues”, ka deklaruar Ismaili.
Ai ka theksuar se për të gjitha çështjet që i kanë konsideruar të dëmshme për Kosovën, PDK i ka sfiduar institucionet nëpërmjet mjeteve demokratike
Nënkryetar i PDK-së nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ku ish-presidentin Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafën i quan turistë. Sipas tij, të gjithë e dinë se ish-presidenti Thaçi është figurë e njohur historike.
Të tjera
-
Gërvalla fton për aplikim diplomatët e rinj: Kosova dhe diplomacia ka nevojë për ju
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nesër, më 26 m...
-
“Frika nga gjakdẹrdhja” – Si ka negociuar KFOR-i tërheqjen e tẹrroristëve nga Banjska?
Organizata joqeveritare “International Crisis Group”, e cila ka mision parand...
-
Aksidẹnt në Durrës, lëndohẹn tetë persona – një grua në gjendje të rëndë
Një aksident i katërfishtë ka ndodhur në Plepa të Durrësit, ku si pasojë kanë...
-
Letra e PDK-së vlerësohet si test i gatishmërisë së partive për zgjedhjet
Letra drejtuar liderëve të partive parlamentare nga ana e kreut të PDK-së, Me...
-
Një aeroplan i Luftës së Dytë Botërore rrëzohet në Britani të Madhe, vdẹs piloti
Një avion luftarak i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Spitfire, u rrëzua në ...
-
Mësohen shkaqet e rrëzimit të avionit në Kroaci
Shërbimi Kroat i Shpëtimit Malor HGSS ka dalë me detaje dhe foto nga rrëzimi ...
-
Një i vdẹkur e katër të plagosụr nga rrëzimi i avionit në Kroaci
Një person ka humbur jetën dhe katër pasagjerë janë lënduar si pasojë e rrëzi...
-
Uashingtoni “shumë i shqetësuar”për stërvitjet kineze në Ngushticën e Tajvanit
Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara janë “t...
-
“The New York Times”: Richard Grenell i propozoi Presidentit Trump që ta vizitojë Hashim Thaçin në Hagë
E përditshmja amerikane, “The New York Times”, ka publikuar një artikull të g...
-
Raporti zyrtar: KFOR-i e negocioi largimin e terrorịstëve nga Banjska
Kah ikën u panë, e si dolën nuk dihej. Megjithatë, 8 muaj pas, në aleancën...
-
PDK-ja aktivizohet në diasporë, organizon Kuvendin e partisë në Finlandë
Me një organizim nga PDK-ja, sot në Finlandë, u themelua Këshilli për Organiz...
-
Ministri Xhelal Sveçla me çiklistë në Bërnjak, bëjnë homazhe tek pllaka e heroit Enver Zymberi
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se me ftesë t...