Pse refuzojmë nismat rajonale të Perëndimit?!
Autori: Gazeta inFokus
11:42 | 17 July 2023
Shkruan Agron Hoti:
E refuzuam Open Balkanin si nismë 100% amerikane të nënshkruar si Minischengen midis Shtëpisë së Bardhë në shtator 2020 mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë me arsyetimin se në Open Balkan s’ishim të barabartë me Serbi, ngase Serbia s’e njihte Kosovën shtet. Qëllimi i SHBA-së ishte integrimi i rajonit pas zbehjes së procesit të integrimit evropian që kishte rezultuar me fillimin e shpërbërjes së BE-së e që pollli Brexitin. E Serbia për ta ekspozuar Kosovën si refuzuese të integrimit rajonal mundohej që bashkë me Rusinë ta përvetësonin Open Balkan-in vetëm e vetëm që Kosova të mbahej jashtë tij dhe ky qëllim u arrit, Kosova u ekspozua para Perëndimit si refuzuese e integrimit rajonal e që në fakt ishte refuzim 100% i SHBA-së. Harruam që Open Balkan ishte nënshkruar si Minischengen midis Shtëpisë së Bardhë dhe që mbështetej nga Ambasadorët Amerikanë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, pastaj ishte vetë Oda Amerikane në Kosovë që e mbështeste pa asnjë rezervë atë.
Pas refuzimit të Open Balkanit amerikan, Kosova u deklarua se e donte Procesin të Berlinit gjerman, edhe pse edhe aty ishte dhe është e pabarabartë me Serbi, sepse as në Proces të Berlinit Serbia nuk e njeh Kosovën shtet, bile kishte qenë Serbia, e cila e kishte bllokuar Procesin e Berlinit pikërisht për shkak të Kosovës. E tash Kosova e refuzoi edhe Procesin e Berlinit, pra i tha jo integrimit rajonal aq shumë të kërkuar Perëndimi, e aq më tepër nga BE si kriteri kryesor për integrim evropian. Edhe këtu, Serbia bën ca provokime në veri, në mënyrë që ne të reagojmë, për fatin tonë të keq pa u koordinuar me miqtë tanë ndërkombëtarë, duke u futur kështu në grackë ku ende kemi ngelur të mbërthyer.
Mes refuzimit të Open Balkanit amerikan dhe Procesit të Berlinit gjerman, Kosova duke mos u koordinuar me Perëndimin në Veri e kishte refuzuar integrimin rajonal edhe në kuadër të Procesit të Stabilizim Asociimit, ngase duke u futur nën grackën e Serbisë, Kosova qe ekspozuar para Perëndimit si refuzuese e integrimit rajonal të Ballkanit Perëndimor si kusht për të ecur përpara në procesin e integrimit evropian.
Ku ka më keq sesa Kosova të refuzojë tri nisma perëndimore të integrimit rajonal, pra refuzuam Open Balkan të nisur nga Uashingtoni, refuzuam Procesin e Berlinit të nisur nga Berlini si dhe refuzuam Procesin e Stabilizim Asociimit të nisur nga Brukseli. Si ndodhi që Kosova nga e barabarta mes të barabartëve në përfitime e përfaqësim sa ishte nga 2000-2023, të përfundonte si refuzuese e integrimit rajonal dhe evropian, duke u futur kështu nën masa izoluese dhe pse jo ndëshkuese të Uashingtonit, Berlinit dhe Brukselit?! E Serbia e Rusia s’duan asgjë më shumë sesa refuzimin tonë të integrimit rajonal dhe evropian, e aq më tepër refuzimin tonë të nismave perëndimore.

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...

































