Buzhala paralajmëron përgjime, e përfshirë Kusari-Lila
Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 09 July 2023
Zyrtari i implikuar në komunikime me Milan Radojiqiqin për të cilin gazetari Berat Buzhala ka paralajmëruar publikim incizimesh, është shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.
Paralajmërimi i Buzhalës është i frikshëm. Implikon pushtetin në koordimin me Radoiçiqin për çështje të brendshme të Kosovës.
Gazetari Buzhala ka thënë se këto biseda ndërmjet zyrtarit e njerëzve të Radojiçiq kanë ndodhur edhe pas kohës sa ky i fundit u shpall “non grata” nga ShBA, e me urdhër-arrest nga Prokuroria e Kosovës.
“Sa prej jush besoni se rrethi më i ngusht i Kryeministrit Albin Kurti, ka qenë në komunikim me rrethin më të ngusht të Milan Radojiçiqit, ose sa nga ju besoni se njëri ndër 3-4 njerëzit më të afërt të Kurtit, ka fol në telefon me Radojiçiqin dhe pasi ky i fundit ka hyrë në listën e zezë të ShBA-ve, e pas urdhër-arrestit për të”, ka thënë Buzhalla.
Më tej, Buzhala thotë se ky përgjim i cili do të publikohet, ka për qëllim “demaskimin e propagandës e jo pse në vetvete se kjo që ka ndodhur është kriminale, por dyshimet për veprimtari kriminale në këto koordinime shtohen, duke e ditur faktin se për Radojiçiq ka një urdhër-arrest në Kosovë”.
Autoritetet në Kosovë vitin e kaluar kanë lëshuar një urdhërarrest për Radioiçiqin pasi dyshohet për ndërhyrje në rastin e njohur si “Brezovica”, përkatësisht për “frikësim të dëshmitarëve gjatë procedurës penale”.
Por, ai dyshohet se ka ikur në Serbi. Që nga viti 2011, Radoiçiq është i njohur edhe për autoritetet gjyqësore në Serbi. Ndaj tij dhe Zvonko Veselinoviqit është ngritur aktakuzë për përvetësimin e 32 kamionëve të kompanisë Hypo Alpe Adria Leasing.
Aktakuza ishte ngritur nga Gjykata Speciale në Beograd dhe koha e ngritjes së aktakuzës përkoi me vendimin e Beogradit për të nisur dialogun me Prishtinën dhe me thirrjen drejtuar serbëve nga veriu i Kosovës për heqjen e barrikadave.
Radoiçiq dhe Veselinoviq u liruan nga akuzat në vitin 2016. Më 2011, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e kishte emëruar Veselinoviqin si personin që kishte organizuar ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës atë vit dhe për shkaktim të trazirave në atë pjesë të shtetit. Barrikadat ishin vendosur për herë të parë për të penguar Kosovën që të shtrinte pushtetin në veri. Që atëherë, barrikadat janë bërë simbol i destabilitetit në veri të Kosovës.
Të tjera
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...
-
Bislimi kritikoi Brukselin për reagimin pozitiv ndaj deklaratave të Vuçiq, Stano i përgjigjet
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nga Brukseli adresoi kritika për Bashkimi...
-
Zemaj thotë se LDK-ja do të dal e para në zgjedhje – AAK-NISMA rrezikon pragun
Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij...
-
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën e Von der Leyen që shtrohet nesër në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuç...
-
Musliu poston një faturë me shkronja çirilice të dërguar nga një qytetar i Mitrovicës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të dërguar nga një...
-
Hoti kritikon Qeverinë: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka ...
-
MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes
Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjens...
-
Bislimi e informoi ambasadoren Blitt mbi zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?
Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon për s...
-
“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëlli...
-
Osmani takohet me Hovenierin, thotë se po bëhen përpjekje për intensifikimin e raporteve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasa...
-
Ish e dashura e Haxhi Shalës fejohet me ish bashkëpartiakun e tij Bekim Brestovcin
Këngëtarja Angjelina Shala është fejuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në ...