Mal skandalesh në KEK, nën menaxhimin e Nagip Krasniqit kompanitë filluan punimet e kontratat u nënshkruan pas 6 muajsh
Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 03 July 2023
Besoni apo jo, në Korporatën Energjetike të Kosovës ka ndodhur nënshkrimi i disa kontratave me operator ekonomik disa muaj pas përfundimit të punëve.
Kështu në vargun e shkeljeve që ka gjetur Zyra e Auditorit ka ndodhur edhe kjo që konsiderohet një nga shkeljet më të mëdha e paprecedent të ndodhur në Kosovë, duke lënë kështu mundësi të mëdha keqpërdorimi financiar e kontraktim punësh me kosto enorme.
Auditori ka gjetur dy raste të tilla në Korporatën Energjetike në vargun e gjatë të shkeljeve tjera procedurale e financiare.
Saktësisht Auditori ka gjetur se me 23 dhjetor 2021 KEK kishte lidhur kontrate me një operator ekonomik në vlerë prei 248,650 euro me titull “Angazhimi i eksperteve për inspektimin dhe riparimin e dëmeve të krijuara nga avaria në turbinën e shtypjes se ulët në njësinë B2-TCB”. Gjatë ekzekutimit të kësaj kontrate, ekspertët e angazhuar kishin vlerësuar se duhet të kryhen punë shtesë dhe në dakordim me kompaninë këto punë ishin kryer gjatë muajit janar 2022. Për këto punë shtesë kompania me 02 maj 2022 kishte pranuar faturën në vlere 63,720€ ndërsa kontrata ishte nënshkruar me 30 qershor 2022, rreth 6 muaj pas përfundimit të punëve. Kjo kontratë ishte emërtuar si “Riparimi i lopatave të dëmtuara dhe matjet e vibrimeve dhe balancim në turbinën e shtypjes së ultë në njësinë B2”.
Në një rast tjetër KEK kishte nënshkruar marrëveshje për marrjen e shërbimit të sigurimit fizik të objekteve 43 ditë pas marrjes se shërbimeve.
Marrëveshja ishte nënshkruar me 15 shtator 2022 për marrjen e shërbimeve për periudhën prej 03 gusht deri me 02 shtator 2022. Vlen të theksohet se kompania për ketë shërbim kishte zhvilluar paraprakisht procedura të prokurimit të cilat kishin përfunduar me procese ankimore në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Kjo kishte ndodhur për shkak se punët/pozicionet e pa parashikuara gjatë ekzekutimit të kontratës, që janë vlerësuar të domosdoshme, e tejkalonin 10% të kontratës bazë si dhe për shkak të vonesave në zgjidhjen e proceseve ankimore në OShP.
Sipas Auditorit kryerja e punëve dhe shërbimeve pa kontratë dhe pastaj kontraktimi përveç se është në kundërshtim me ligjin e prokurimit, ndikon edhe në çmime më të pa favorshme nëse do të përdorej procedura e hapur konkurruese.
Auditori kërkon që Bordi i Drejtoreve të siguroj se vlera e parashikuar, lloji i propozuar dhe kushtet përmbajtjesorë të kontratës publike të bëhen me kohë si dhe nënshkrimi i kontratave të bëhet para fillimit të ekzekutimit të punëve, por që KEK në këto raste ka shkelur gjitha procedurat./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...