Molliqaj: Jemi kundër konferencës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, shpëton Kurtin në pushtet
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 01 July 2023
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj deklaroi sot se jashtëzakonisht të shqetësuar me karakterin e pushtetit politik në Kosovë, i cili sipas tij, përbëhet nga elemente të popullizmit dhe atij autoritar. Ai kritikoi qeverinë, për të cilën tha se e ka degraduar situatën në veri. Molliqaj u shpreh kundër mbajtjes së konferencës për marrëveshjen Kosovë-Serbi.
Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së deklaroi se kanë paralajmëruar se pushteti aktual do ta zymtësojë Kosovën edhe do të krijojë ambient ambient të pafavorshëm për kategori shoqërore.
Ai tha se i shqetësojnë veprimet e opozitës, për të cilën tha se po i shërben pushtetit.
“Kemi qenë paralajmërues e sinjalizues që ky pushtet vetëm sa do ta zymtësojë Kosovën edhe do të krijojë ambient të pafavorshëm për kategori shoqërore. Siç edhe e dini, gjatë kësa periudhe kohore, ky pushtet i ka shkëputur marrëdhëniet me të gjitha kategoritë shoqërore, as nuk e mbështet studentin, as nuk e mbështet pensionistin, e po ashtu nuk ka shërbime të mira shëndetësore e as arsim cilësor. Ajo që na shqetëson tutje është veprimet e opozitës parlamentare që ne i cilësojmë si shërbim ndaj këtij pushteti, përkatësisht, Kosova mund të përkufizohet kështu: pushtet i rrezikshëm populist me karakteristika autoritare dhe pa opozitë fare. Prandaj, besoj që ne kemi nis një rrugëtim, i cili rrugëtim përditë e më shumë po merr mbështetjen e qytarëve të Republikës së Kosovës.”, tha ai.
Lidhur me situatën në veri, ai tha se nuk është problemi i ligjit dhe kontrabandës në veri, se ato janë të pranishme, por aty tha se është problem politik.
Sa i përket mbajtjes së konferencës për marrëveshjen Kosovë-Serbi, Molliqaj u shpreh kundër. Sipas tij, çfarëdo tendence për ta shpëtuar kryeministrin Kurti për të mbetur në pushtet, është keq për Kosovën.
Molliqaj tha se paraqitja e Kurtit në konferencën në fjalë nënkupton shpëtimin e tij në pushtet.
“Veprimet e njëpasnjëshme të Qeverisë së Kosovës e kanë degraduar situatën atje. Tani ju mund të shihni edhe sjelljen e Qeverisë së Kosovës karshi faktorit ndërkombëtar, totalisht e papërgjegjshme, me shumë efekte e dëme karshi Kosovës. Ndërsa, sa i përket konferencës, ne jemi kundër…Çfarëdo tendence për ta pshtuar kryeministrin Kurti për të mbetur në pushtet, është keq për Kosovën. Sepse, paraqitja e Kurtit në këtë konferencë nënkupton shpëtimin e tij në pushtet. Une besoj që zgjidhja në këto momente është ndërtimi i masës kritike për largimin e Albin Kurtit nga pushteti, sepse ai paraqet dy probleme. Ka pru marrëveshje të keqe, e cila është pranu në marrëveshjen bazë të Brukselit dhe planin e implementimit të Ohrit dhe paraqet poashtu rrezik për demokracinë.”, tha ai.
Molliqaj prezantoi grupin e Partisë Socialdemokrate, për të cilin tha se do ta formojë grupin rinor të kësaj partie. Ai këtë e quajti moment të rëndësishëm për partinë që e udhëheq.
Sonila nga PSD duke iu drejtuar rinisë së Kosovës, që po dëshiron të largohet nga vendi, iu tregoi se në Kosovë ka shpresë dhe që vendi ynë është vend i artë, një vend që siç tha ajo, mund të rregullohet.
Ndërkaq, Elioti tha se po tentojnë të bëhen grup i fuqishëm, që të mund t’i kanalizojnë të gjitha problemet që i ka rinia në Kosovë.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...