Lukashenka u kërkon bjellorusëve të mos shqetësohen nga ardhja e Wagnerit
Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 01 July 2023
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, u ka kërkuar bjellorusëve të mos “shqetësohen” për ardhjen e supozuar të grupit të mercenarëve Wagner, pas kryengritjes së tyre të dështuar në Rusi.
Deklarata e Lukashenkas vjen pasi u shfaqën imazhe satelitore të një kampi që po ngrihej në lindje të vendit, për të cilin Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë vlerëson se mund të strehojë rreth 15.000 ushtarë.
Lukashenka po fliste në një fjalim për Ditën e Pavarësisë më 30 qershor kur tha se bjellorusët – të cilët i ka udhëhequr me grusht të hekurt për tre dekada – duhet të “qetësohen”.
Mercenarët e Wagnerit kanë qenë thelbësorë në përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, por shefi i tyre, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi mijëra mercenarë në një rebelim dhe marshim drejt Moskës, duke u ankuar për paaftësinë e ushtrisë së rregullt ruse.
Lukashenka thuhet se ndërmjetësoi midis Prigozhinit dhe regjimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, në kulmin e krizës më 24 qershor, duke ofruar strehim për Prigozhinin dhe një numër të panjohur të luftëtarëve të tij.
Në fjalimin e tij, Lukashenka tha për transferimin e Wagnerit në Bjellorusi se “ky problem është fryrë”.
Prigozhin rekrutoi shumë kriminelë dhe të burgosur në grupin mercenar Wagner.
“Këta janë njerëzit më të përgatitur”, tha Lukashenka. “Ata thonë: ‘Ka të burgosur [në mesin e tyre]’. Dëgjoni, të gjithë ushtarët që u dënuan [për krime] atje [në Rusi], tashmë kanë vdekur, për fat të keq”.
“Dhe diçka tjetër që nuk duan ta sqarojnë është se të dënuarit u liruan nga burgjet në Rusi vetëm për frontin rus. Asnjë person i vetëm [nga të burgosurit e rekrutuar për të luftuar në Ukrainë] nuk shkon jashtë vendit”, shtoi Lukashenka.
Detajet e marrëveshjes së Kremlinit me Minskun janë të paqarta, por Prigozhin u raportua se udhëtoi atje me një avion privat.
Lukashenka ka lejuar ushtrinë ruse të organizojë operacione nga territori i Bjellorusisë që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, dhe, së fundmi, ka lejuar që raketat taktike bërthamore ruse të vendosen atje.
Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë ka siguruar imazhe satelitore që tregojnë ndërtimin e një kampi të ri ushtarak fushor pranë fshatit Tsel, në Bjellorusinë lindore, më pak se 100 kilometra larg kufirit rus.
Ky kamp është më i madh se shumica e kampeve të tjera fushore të njohura në Bjellorusi. Zyrtarët bjellorusë nuk e kanë zbuluar qëllimin e tij.
Kampi ndodhet më shumë se 100 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 30 qershor tha se, pas konsultimit me zyrtarë të sigurisë dhe të inteligjencës, ai kishte urdhëruar forcimin e mbrojtjes në kufirin verior të Ukrainës, pranë Bjellorusisë.
Banorët vendas thanë se riparimi dhe ndërtimi i kampit në Tsel filloi në qershor.
Por, deri më 17 qershor, sipas imazheve satelitore të siguruara nga Planet.com dhe të publikuara nga Shërbimi bjellorus i REL-it, nuk kishte asnjë gjurmë të ndonjë objekti atje. Asnjë kamp nuk është i dukshëm në fotografitë satelitore të bëra më 24 qershor.
Por, pamjet e marra më 27 qershor tregojnë tenda fushore dhe gropa gërmimi, si dhe objekte të reja. Shërbimi bjellorus i Radios Evropa e Lirë numëroi të paktën 303 tenda.
Dhjetëra objekte drejtkëndëshe që duken të jenë tenda fushore për strehim janë të dukshme. Në foto nuk shihet asnjë armatim apo pajisje tjetër ushtarake./REL
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...