LVV i konsideron të padrejta masat e BE-së ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 01 July 2023
Masat ndëshkuese të paralajmëruara nga Bashkimi Evropian për Kosovën po konsiderohen të padrejta nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas partisë në pushtet, BE-ja duhet të vendosë masa ndaj Serbisë që po shkel vlerat e demokracisë dhe jo ndaj Kosovës që po punon për ligjshmëri dhe vlera mbi të cilat vet Bashkimi Evropian është krijuar. Mirëpo, ndryshe e sheh analisti politik, Visar Xani, i cili i konsideron shqetësuese dhe goditje për Kosovën masat e paralajmëruara nga BE-ja.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, anëtare edhe e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme,Fitore Pacolli thotë për KosovaPress se qeveria është në të drejtën e saj për situatën në veri, andaj nuk mund të vendosen masa vetëm pse kryetarët e zgjedhur po ushtrojnë mandatin e tyre në objektet komunale dhe po vendoset sundimi i ligjit atje.
“Është e padrejtë që të vendosen sanksione ndaj një qeverie, e cila po punon për thellimin e demokracisë. Ne po flasim për Bashkimin Evropian, i cili mund të vendosë sanksione vetëm mbi shtetet që shkelin vlerat e demokracisë, që nuk punojnë në koordinim me parimet që është ndërtuar vet Bashkimi Evropian. Ne si Kosovë dhe Qeveria e Kosovës po punon aktivisht që të thellojmë demokracinë në Kosovë. Po punojmë në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian, mbi ato vlera, të cilat vet Bashkimi Evropian është krijuar…(BE-ja) Nuk do të duhej që të dërgonte këso sinjale për sanksione ndaj Kosovës. Sanksionet duhet t’i vendosen Serbisë, tashmë të gjithë këtë e dinë, mirëpo fatkeqësisht qëndrimi i tyre është i padrejtë dhe ne po mundohem t’iu sqarojmë se Kosova është në rrugën e saj të drejtë dhe nuk ka sens që të vendosen sanksione mbi Kosovën”, thotë Pacolli.
Por, analisti Visar Xani kërkon nga Qeveria e Kosovës që të shmanget kjo situatë dhe të pranohet plani trepikësh i Bashkimit Evropian për deeskalimin e situatës në veri.
Ai shton se ekzekutivi duhet të ridizajnojë qëndrimin karshi këtyre kërkesave që të rikthehet normaliteti në vend, pasi, sipas tij nëse hyn në fuqi masat ndëshkuese të BE-së do të jenë një goditje e rëndë për Kosovën.
“Trepikëshi evropian është i panegociueshëm, veçse Kosova duhet të gjejë mundësinë për të ridizajnuar qëndrimin e saj karshi këtyre kërkesave për të adaptuar këtë. Po ashtu duhet të jetë në frymën e koordinimit dhe bashkëpunimit, pasi kushtet evropiane edhe me mbështetjen amerikane duket se janë të panegociueshme. Si të tilla duhet kuptuar dhe sa më herët aq më përparësi e mirë do të jetë për Kosovën. Pasi nëse bëhet vonë që ne të arrijmë të jemi në hap me faktorin ndërkombëtar, atëherë goditjet për neve do të jenë më të mëdha”, deklaron ai.
Gjatë kësaj jave, drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman ka paralajmëruar se do të ndërmarrin një numër masash kundër Kosovës, të cilat do të përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.
Këto masa i ka komentuar edhe kryeministri Albin Kurti, sipas të cilit Bashkimi Evropian te Kosova e gjejnë partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate. Ai ka thënë se në raste kanë qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë cinik apo të hidhëruar.
Në anën tjetër, në kuadër të planit trepikësh të Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës në veri, i cili deri tash s’po gjen zbatim, janë që kryetarët e zgjedhur në katër komunat veriore të punojnë në objekte alternative, njësitet speciale të Policisë së Kosovës të largohen nga objektet komunale dhe të organizohen zgjedhjet e reja atje.
Të tjera
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...
-
“Papunësia 4% në Kosovë”, Besian Mustafa: Rreni bile për toke, macat ju hangshin
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj Vetëvendosjes q...
-
Ministrja Haxhiu: Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, brenda e jashtë Kosovës
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se `Projektligji për Byronë Shtet...
-
Albulena Haxhiu garanton për kolegët: Asnjë ministër nuk krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë
Duke folur për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuesh...
-
Lutfi Haziri i bindur: Lumir Abdixhiku nesër si kryeministër do ta kthej marrëdhënien speciale me SHBA
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se LDK-ja ka r...
-
Lutfi Haziri i ashpër me Kurtin: Republikën që nuk e ka pranu dikur, tash e ka izolu
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se marrëveshje...
-
Besnik Bislimi flet për takimin në Bruksel me zyrtarin e lartë të NATO-s
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, njofton se sot në Bruksel përveç t...
-
Dukagjin Gorani thotë se opozita do ta ofrojë alternativën e “stabilitetit politik”
Analisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se është optimist se opozita do ta ofro...
-
Dardan Sejdiu: Industria e Serbisë është bërë e rëndësishme për tregun evropian
Opinionisti, Dardan Sejdiu sonte në emisionin “Rubikon” ka thënë se Serbia në...
-
Ky është parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas koh...
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...