Largohet kioska e djegur e Policisë së Kosovës pas sulmit me shok bombë në Mitrovicë të Veriut
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 29 June 2023
Një kioskë e Policisë së Kosovës e cila ishte vendosur muaj më parë në lagjen “Tre rrokaqiejtë” në Mitrovicën e Veriut, është sulmuar me mjete të dyshimta në orët e para të mëngjesit dhe e njëjta më pas u përfshi nga flakët.
Kjo kioskë më pas është larguar nga aty.
Këtë kisokë e shfrytëzonin zyrtarët policorë të rendit që janë vendosur në pjesën e Mitrovicës së Veriut që nga viti i kaluar.
Në lagjen ku është djegur kioska e Policisë së Kosovës, janë vendosur edhe disa zyrtarë të njësisë së reagimit të shpejtë pas sulmit.
Kioska e djegur është zhvendosur nga lokacioni ndërsa pika statike e policisë vazhdon të qëndrojë aty.
Në këtë lagje ku janë vendosur disa ekipe të policisë dje pati edhe vizitë nga kryeministri Kurti, i cili kishte parë nga afër punën dhe angazhimin e policëve edhe në ditën e Festës së Kurban Bajramit.
Deri më tani sipas zv.drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani nuk ka ndonjë person të dyshuar për djegien e kioskës se policisë në lagjen “Tre Rrokaqiejtë”.
Elshani ka thënë se kjo pikë dyshohet se është djegur me mjete piroteknike.
“Rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të veriut, te Tre rrokaqiejt. Dyshohet se është djeg me mjete piroteknike. Nuk ka persona të lënduar”- tha ai
Rasti po cilësohet si kryerje e veprës terroriste./Kallxo
Të tjera
-
Tetë të vrạrë, mijëra të plagosur nga shpërthimi i pajisjeve pager në Liban
Së paku tetë njerëz janë vrarë dhe 2.750 të tjerë janë plagosur të martën si ...
-
Bajrami sqaron “rrenën” e pushtetit për miliardat në ekonomi
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në Debat Plus ka ...
-
Lirohet personi që u intervistua nga Policia në lidhje me hedhjen e molotovit në një shtëpi të një shqiptari në veri
Policia e Kosovës ka përfunduar para pak minutash intervistimin e një personi...
-
Analisti amerikan Serwer i jep të drejtë Kurtit: Vuçiq nuk i pranon kushtet, sepse i bie që po pranon sovranitetin e Kosovës
Analisti amerikan Daniel Serwer thotë se kushtet e kryeministrit të Kosovës, ...
-
Procesi i Berlinit: Ministri Sveçla merr pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori pjesë në takimin e ministra...
-
Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë k...
-
Zyrtari i lartë i NATO-s takoi ndaras në Bruksel Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin
Zyrtari i NATO-s Thomas Goffus ka pasur takime të ndara bashkë në prani të nj...
-
“NISMA çdo ditë e më shumë po kthehet në shpresë për kosovarët” – Fatmir Limaj në drekë me kryesinë e partisë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ndarë disa fotografi nga ...
-
Ripërsëritë NATO: Adresa për hapjen e Urës së Ibrit është në dialog
Në takimin e sotëm në Bruksel që u mbajt mes kryenegociatorit të Kosovës, Bes...
-
Kryeministri Kurti në takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim lamtumirës sh...
-
VV-ja citon Barometrin Ballkanik 2024: Kosova me nivelin më të ulët të papunësisë
Lëvizja Vetëvendosje duke cituar Barometrin Ballkanik të vitit 2024 të Këshil...