Avancimi i personelit akademik po përcillet me telashe
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 06 June 2023
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në fakultetet e UP-së. Mirëpo në Fakultetin e Mjekësisë avancimi i personelit akademik po përcillet me telashe.
Një grup prej afro 30 asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë, që një kohë të gjatë po përballën me telashe për avancim. Sokol Krasniqi, asistent në degën e stomatologjisë, thotë për Radio Kosovën se dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, nuk po e zbaton rregulloren, e që kjo po ndikon në mos avancimin e tij dhe të disa kolegëve të tjerë.
“Për momentin, avancimet në numrin e duhur janë duke mos ndodhur për shkak se dekanja e fakultetin nuk është duke e zbatuar asnjë rregullore, me të vetmin qëllim që të mos bëhen grupe më shumë dhe të mos gjenerojë orë të mjaftueshme për ligjërata të lëndëve të obligueshme të cilat janë kusht për të lejuar ose të vijë deri te avancimi i stafit akademik nga pozita e asistentit në pozitën profesor asistent”, ka thënë Krasniqi.
Por dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kerliu, thotë se tashmë i kanë dërguar propozimet për avancim në rektorat dhe se atyre të cilëve u ka skaduar kontrata u është hapur konkursi. Ajo mohon akuzat që i bëhen nga disa prej asistentëve.
“Nuk është e vërtetë! Thjesht ku ka orë, hapet pozita e ku s’ka orë, nuk hapet pozita. Ata ankohen se në ato lëndë në të cilat ata pretendojnë të zgjidhen profesorë asistentë, nuk ka orë të mjaftueshëm për t’iu hapur pozita në bazë të normatives aktuale në fuqi në UP”, ka thënë Manxhuka.
Nga 2008, Këshilli Drejtues i UP-së kishte nxjerr një rregullore me anë të cilës parashihen avancimet, por që kjo rregullore nuk ka filluar zbatimin akoma në Fakultetin e Mjekësisë sipas asistentëve të cilët kanë protestuar disa herë lidhur me këtë parregullsi. Madje, ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e dekanës së Fakultetit.
Të tjera
-
“Klloshar”, “Thithës”, “Matuf plak”: Eskalon krejt Adriana Matoshi në komente në Facebook
"Thithës i opozitës", "plak matuf", "kllloshar" - e çka s'mos tjetër i ka kom...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell...
-
Ngjarjet e datës 15 janar
Zyrtarë komunal të Shtimes bëjnë homazhe në varrezat e Dëshmorëve në Shtime, ...
-
Kosova me një sërë kërkesash për çështjen e të pagjeturve
Në Bruksel, nesër do të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për P...
-
Bedri Hamza: S’ia toleroj mosuksesin ministrave, ecin nëse nuk punojnë
I ftuar në Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, vu...
-
Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
“Euro Fisi” kompania e vetme e Kosovës që po merr pjesë në panairin më të madh në Munchen të Gjermanisë
Kompania Euro Fisi Group është kompania e vetme nga Kosova që po merr pjesë n...
-
Hamza: Kurrë më shumë vullnet, energji e masivitet për PDK-në s’ka pasur
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Bedri Hamza: Secili kandidat duhet t’i kontribuojë klimës për një fushatë e qetë e pa probleme
I pyetur nga analistët në Debat Plus se a pret që kryeministri Kurti të mos i...
-
Familjari i Galuk Konjufcës del në mbështetje të PDK-së
Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetë...
-
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po merr përkrahje edhe nga Shtetet e Bashku...
-
Hamza: Veteranëve do t’ua mundësojmë që të punojnë në mënyrë të rregullt në sektorin privat
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...