Lajme

Kurti për Hetemin: Çka s’i thonë, çdo ditë merr kërkesa për të dalë nga zyra

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 04 June 2023

Kryeministri Albin Kurti thotë se kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, për çdo ditë i merr mesatarisht nga dhjetë kërkesa të ndryshme prej shumë anëve që të dalë nga zyra e tij.

“Çka s’i thonë: disa e marrin me të mirë, disa jo më të mirë, e disa të dyja këto njërën pas tjetrës”.

Siç shkruan Kurti, Lulzim Hetemi është vëllai i dëshmores Fatime Hetemi e cila ra heroikisht si ushtare e UÇK-së bashkë me Fehmi e Xhevë Lladrovcin më 22 shtator 1998.

-Advertisement-

Kurti falënderon Hetemin për “qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës dhe rend e ligj”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera