Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 03 June 2023
Duke përshëndetur reagimin e sotëm të BE-së, e cila tha se do të ketë pasoja nëse nuk zgjidhet situata në veri, ai tha se Unioni nuk ka mundur të jetë më i qartë se kaq, raporton Klankosova.tv.
Madje sipas tij, vazhdimi i këtij “jo-plani absurd” për vendosjen e policisë “për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë”, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të NATO-s në kufirin e një vendi tjetër “nuk mund të ishte më vetëshkaktuese dhe më pak evropiane”.
Bashkimi Evropian sot ka dënuar ashpër aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës.
Përmes këtij reagimi, u tha se “dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur në të ardhmen”.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht”, u tha në reagimin e 27 shteteve anëtare të BE-së.
Në këtë reagim, BE-ja tha se është e gatshme “zbatojë masa të vendosura” nëse Kosova dhe Serbia nuk e qetësojnë situatën në veri.
“Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative”, u tha më tej në reagim.
E Rama më tej në reagim, Kosovën e quajti “vëllazërore” e Serbinë “mike”.
“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete evropiane përgjegjëse”, potencoi Rama në një postim në Twitter.
BE-ja ndërkaq, në reagimin e sotëm tha se presin që “Kosova të veprojë në mënyrë jo-përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës”.
Shtetet anëtare kërkuan po ashtu që kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. “Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”, tha BE-ja.
Ndër të tjera, BE-ja tha se shprehin shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe.
“Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thanë shtetet anëtare të BE-së, raporton.
Kryeministri shqiptar që nga fillimi i trazirave në veri, ka qenë kritik ndaj veprimeve të qeverisë së Kosovës.
Më 29 maj, ai shkroi në Twitter: “Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova”, pati thënë Rama.
Madje edhe të enjten, pas takimeve që presidentja Osmani i zhvilloi në Moldavi me presidentin Macron e kancelarin Scholz, e më pas edhe me presidentin e Serbisë Vuçiq, Rama falënderoi liderët e Francës dhe Gjermanisë për angazhimin e tyre për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi.
“Nuk mund të falënderoj sa duhet Emmanuel Macronin dhe Olaf Scholzin për atë që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit Kosovë-Serbi! Duke i parë ata të ulur me aq respekt me të dyja palët në përpjekje për të zgjidhur një konflikt absurd tregon gjithçka për shpirtin e tyre të madh evropian. Faleminderit”, shkroi Rama.
Ai falënderoi edhe presidenten Osmani për takimin që e zhvilloi me Vuçiqin.
Të tjera
-
26 vjet nga rënia e heroit Bahri Fazliu
Më 7 maj të vitit 1998 në vendin e quajtur Bogiqe në trekëndëshin kufitar Shq...
-
Regjistrimi i popullësisë: Mbi 1.2 milionë qytetarë të Kosovës janë regjitruar deri më tani
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidh...
-
Nis dëshminë dëshmitari i 62-të, Prokuroria pretendon se ai u arrestua dhe u rrah nga ushtarët e UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...
-
Tentim vrἀsja në Gjakovë ku u lënduἀn pesë persona, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasje në Gjakovë. Sipas poli...
-
Pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor, katër persona sulmojnë dy të tjerë në Podujevë
Policia ka njoftuar se katër persona janë arrestuar pasi i kanë sulmuar fizik...
-
Dhuna në familje: Nëntë raste vetëm në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar disa...
-
Presidenti i Kinës nis vizitën dy ditore në Serbi
Presidenti i Kinës Xi Jinping ka nisur një vizitë zyrtare dyditore në Serbi m...
-
Publikohet fotografia e veçantë: Ibrahim Rugova i përkulur para varrit të Fehmi Aganit
Esat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka postuar një fotografi ku shihet ish presid...
-
Ministria e Brendshme merr një vendim për patentëshoferët ilegalë serbë
Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendimin që mundëson kalimin nga p...
-
Lajçak takohet ne Washington me Escobarin: Patëm një takim konstruktiv
Emisari i Bashkimit Evropian pwr dialogun, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka...
-
Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me komandantin e F...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...