Zbulohet taktika e Vuçiqit pas dorëheqjes nga partia, ja çfarë raportojnë mediat botërore
Autori: Gazeta inFokus
22:27 | 27 May 2023
Dorëheqja e presidentit serb, Aleksander Vucic, nga pozita e kryetarit të partisë s’ka kaluar pa rënë në llupën e mediave të mëdha botërore. Mediumi amerikan, Associated Press ka shkruar për një lëvizje të tillë të Vuçiqit, të cilën e shohin si një taktikë për të krijuar një lëvizje më të gjerë politike për shkak se po përballet me një valë protestash anti-qeveritare, shkruan Danas.
Mediumi amerikan tutje shkruan se Aleksander Vucic shpesh është kritikuar që po vazhdon të mbajë dy pozita, atë të presdientit dhe të kryetarit të partisë.
Sipas analistëve, kjo është një përpjekje e presidentit të Serbisë për të rigrupuar sa më shumë njerëz pas një dekade pushtet dhe pas presionit publik gjithmonë e më shumë në rritje.
Associated Press përmend protestat masive që po organizohen pas dy ngjarejve tragjike, dhe përmenden gjithashtu edhe akuzat e protestuesve drejt qeverisë për krijimin e një atmosfere me gjuhë urrjetjeje kundër kundërshtarëve politikë dhe fushatat e pamëshirshme propagandistike në mediat kryesore serbe.
Agjencia amerikane shkruan se partitë opozitare janë zotuar të vazhdojnë demonstratat deri në plotësimin e kërkesave të tyre, të cilat përfshijnë shkarkimin e ministrit të brendshëm dhe kreut të shërbimit inteligjent, heqjen e licencave të transmetimit për dy stacione televizive pro-qeveritare dhe shkarkimin e organit të monitorimit të medias.
Ndërkohë për lëvizjen e re të presidentit të Serbisë ka shkruar edhe mediumi francez FP, duke thënë se mitingu i orgnaizuar të premten ngjante me një fushatë elektorale.
France Press raportoi deklaratën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CESID), Bojan Klaçar, i cili ka thënë se krijimi i një lëvizje të re politikë shtë “një mënyrë për të kapërcyer krizat që potencialisht mund të shpërthejnë brenda SNS”.
Klaçar shtoi se Vuçiq dëshiron të sigurojë një mandat tjetër politik duke krijuar një lëvizje të re.
Me sugjerimin e Vuçiqit, kryetar i SNS-së u zgjodh ministri aktual i Mbrojtjes Millosh Vucevic.
Partia e Vucicit është përballur me një presion të madh publik për gati një muaj, pas dy vrasjeve masive në fillim të majit, në të cilat 18 persona, përfshirë nëntë studentë, u vranë në një shkollë në Beograd.
Që atëherë, disa dhjetëra mijëra njerëz, të udhëhequr nga opozita, dalin në rrugët e Beogradit një herë në javë për të protestuar kundër dhunës në media dhe në sferën politike

T� tjera
-
Ramadani: Qeveria u jep 30% shtesë të pagës këshilltarëve, policët i detyron t’i kërkojnë kompensimet në Gjykatë
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Qeverinë për mënyrën e traj...
-
Nagavci: Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen
Lëvizja Vetëvendosje do ta votojë sërish Ligjin për Specialen në versionin që...
-
Kurti në nisje të European Political Community u prit nga kryeministri i Irlandës Micheal Martin
Kryeministri Albin Kurti, në nisje të European Political Community në Dublin ...
-
KOMF dhe Rrjeti i Grave kërkojnë 5 milionë euro për shërbimet sociale
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Asociacioni i Qendrave p...
-
‘‘U çudita edhe unë…’’, Haxhiu ngacmon LDK’në: Herat tjera tregoni kush flet në emër të Grupit Parlamentar
Sot, Kuvendit i Kosovës është duke zhvilluar seancë parlamentare. Në filli...
-
Bisedimet për paqe, Rutte: Gjithçka varet nga rusët, nëse janë të gatshëm të bashkëpunojnë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka pasur zhvillime pozi...
-
Kuvendi shkon në pauzë, pas orës 14:00 pritet shqyrtimi i Ligjit për Specialen
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në orën 14:00, menj...
-
Rasti i Arlindës, Haxhijaj sqaron veprimet e gjykatës: S’kam hapur procedurë disiplinore
Kryetari i Gjykatës Themelore në Pejë, Shemsedin Haxhijaj, ka folur lidhur me...
-
“Tërë Kosova do të mbetet në terr”, punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë grevë nëse nuk iu plotësohen kërkesat
Punëtorët e KEK-ut kanë mbajtur sot një protestë para zyrave të menaxhmentit ...
-
Sveçla flet për gomat e Policisë: Kemi rezerva për 73 për qind të veturave
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me anulimin e ...
-
“A e din o zotëri ministër që e keni zbeh fort moralin e policisë së Kosovës” – Ganimete Musliu i kërkon llogari Sveçlës për mungesën e uniformave për kadetët
Uniformat e Policisë së Kosovës kanë përplasur deputeten e PDK-së, Ganimete M...
-
Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë
Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka n...



































