Policia asiston hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale në veri
Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 26 May 2023
Policia e Kosovës njoftoi se është “duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.
Mesditën e së premtes në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Gazetarët nga terreni raportojnë se policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërkohë që janë dëgjuar edhe shpërthime.
Radio Evropa e Lirë mësoi se disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit.
Ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Milija Bishevac, tha për Radion Evropa e Lirë se qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së komunës të bindur se “kryetari i sapozgjedhur, Izmir Zeqiri, po tenton të hyjë në objekt”.
“Ka makina, ku besohet se gjendet ai [kryetari i qytetit] dhe se ai po përpiqet të hyjë në ndërtesën e komunës”, tha Bishevac.
Zeqiri nuk ishte i qasshëm për t’i konfirmuar këto informacione.
Bishevac tha se pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, gjenden rreth ndërtesës së komunës.
“Njerëzit janë mbledhur atje dhe do të presim të shohim se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.
EULEX-i nuk e konfirmoi se pse është i pranishëm në komunën e Zubin Potok.
Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – që të gjithë shqiptarë – bënë betimin më 25 maj, duke marrë kështu pushtetin lokal në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Ceremonitë e betimit u mbajtën në objekte publike, sepse në objektet e komunave ka organe të përkohshme komunale, të cilat punojnë në sistemin e Serbisë.
Vetëm në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Kryetari i ri, Erden Atiq, u betua atje më 19 maj.
Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.
Të tjera
-
Joseph: Raportet e Kurtit me administratën Trump do të ndikohen nga ato të kaluarat me Grenellin
Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin John Hopkins në SHBA sot për emi...
-
Haradinaj takon fermerët e Deçanit, u premton mbështetje financiare e teknologji moderne
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Hamza takohet me bashkatdhetarët në Mynih: Porosia e tyre, “Kosova mundet ma mirë”
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot po qëndron në Mynih të G...
-
Limaj tubim me mërgatën në Zvicër: Morëm përkrahje për sfidat që e presin vendin
Kreu i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, ka njoftuar për një tubim që ka mba...
-
Osmani merr konfirmimin: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani, është takuar në Budapest me homologun e saj të Litu...
-
Gërvalla i reagon Çitakut për fushatën e Kurtit nëpër ambasada: Për vite të tëra degraduat diplomacinë, përçatë dhe përbuzët diasporën
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, takimin me mërgimtarë në Norv...
-
Abdixhiku zbulon emrat për deputetë nga Peja: Po i japim vendit listën më të fuqishme që ka pasur ndonjëherë
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti ka bërë të...
-
Osmani takohet me Orpon, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Budapest zhvilloi takim edhe me kryemi...
-
Gërvalla në Forumin për Demokraci: Solidariteti dhe mbështetja mes demokracive, thelbësore për triumfin mbi autokracitë
“Besimi në demokraci, solidariteti mes demokratëve dhe një qasje e qartë për ...
-
Lëvizte i ạrmatosur, arrestohet një 40-vjeçar në Tiranë
Është arrestuar një person i moshës 40-vjeçare në Tiranë. Dyshohet se ai ...
-
Gazmend Muhaxheri kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit
Disa nga kryetarët e komunave me të cilat udhëheq Lidhja Demokratike e Kosovë...
-
Bedri Hamza nominon afaristin nga diaspora Isak Nezirin kandidat për deputet
Binznesmeni i njohur nga diapsora Isak Neziri, do të jetë kandidat për depute...