Sport

Ish-portieri i Romës tërhiqet nga futbolli në moshën 40-vjeçare, të dielën jep lamtumirën nga Amsterdami

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 19 Maj 2023

Ish-portieri i Romës, Maarten Stekelenburg, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli në fund të këtij sezoni.

Holandezi, aktualisht pjesë e Ajax, do të përshëndesë turmën e Amsterdamit gjatë ndeshjes në shtëpi të së dielës kundër FC Utrecht.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ajax në një postim në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Stekelenburg bëri debutimin e tij më 11 gusht 2002 për Ajax-in, me të cilin fitoi pesë kampionate holandeze, katër kupa holandeze dhe katër Superkupa holandeze.

Në karrierën e tij ai luajti edhe në Itali, duke veshur fanellën e Romës nga viti 2011 deri në vitin 2013, më pas me Fulham, Monaco, Southampton dhe Everton.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy