Katër milionë armë pa leje në Ballkan, 334 viktima për tre muaj në 2023
Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 16 May 2023
Aktualisht në Ballkan janë 4 milionë armë pa leje. Rrjedhimisht, si pasojë e kësaj, janë 334 viktima vetëm në tre muajt e parë të këtij viti.
Kështu ka bërë të ditur, sekretarja e RCC, Majlinda Bregu, përcjell klankosova.tv.
”Si një rastësi fatkeqe teksa sot po flisja për armët e vogla e të lehta dhe tragjeditë që sjell përdorimi i tyre sidomos tek te fëmijët e të rinjtë, lajmi për vrasjen e adoleshentit sot në Gramsh me thikë, u shfaq në ekran të telefonit. Ngjarje ku fëmijët e të miturit mbeten viktima të armëve në ambientet e shkollës, por jo vetëm, nuk janë më skena filmash. Ky muaj nisi me dy tragjedi prej përdorimit të armëve të vogla e të lehta në Serbi”, ka thënë ajo.
Por, përtej terminologjisë zyrtare, nuk ka armë që dëmin ta ketë të vogël dhe pasojat që vijnë nga tregtia e paligjshme ose pronësia e një arme me leje a pa leje, nuk mund të merret kurrë lehtë.
Më tej, ajo ka publikuar shifra shqetësuese në lidhje me përdorimin e armëve: Çdo 15 minuta ndodh një vrasje e dhunshme në botë për shkak të përdorimit të armëve të vogla të zjarrit. Në rajon sot janë rreth 4 milionë armë të tilla, pa leje. Vetëm në tremujorin e parë të vitit 2023, në Europën Juglindore u raportuan 821 incidente me armë zjarri, duke rezultuar në 334 viktima. Vetëm në dy vite, nga të gjitha gratë e vrara me armë zjarri, pothuajse 80% janë vrarë nga partnerët e tyre intim ose anëtarë të tjerë të ngushtë të familjes.
”Ndaj ka mësime që nxirren nga raportet, por ka dhe mësime që nxirren nga tragjeditë. Sot në #Bruksel në takimin e përbashkët me Komisionin Europian, PNUD e vendet e rajonit mbi masat e marra kundër përdorimit të armëve të vogla e të lehta”, ka përfunduar Bregu.
Të tjera
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Gerti Bogdanit: Ishte përkrahës i palëkundur i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish...
-
Vuçiq: Autoritetet kosovare ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet në Kosovë nu...
-
Bislimi kritikoi Brukselin për reagimin pozitiv ndaj deklaratave të Vuçiq, Stano i përgjigjet
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi nga Brukseli adresoi kritika për Bashkimi...
-
Zemaj thotë se LDK-ja do të dal e para në zgjedhje – AAK-NISMA rrezikon pragun
Deputeti i LDK-së, Amend Zemaj, beson se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij...
-
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën e Von der Leyen që shtrohet nesër në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuç...
-
Musliu poston një faturë me shkronja çirilice të dërguar nga një qytetar i Mitrovicës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të dërguar nga një...
-
Hoti kritikon Qeverinë: Projektligji i ri për sigurime shëndetësore mbulon dështimin 4-vjeçar
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka ...
-
MPB-ja po tenton ta bëjë drejtor të Emergjencave vëllain e deputetes së Vetëvendosjes
Ministria e Punëve të Brendshme po tenton ta bëjë Drejtor Ekzekutiv të Agjens...
-
Bislimi e informoi ambasadoren Blitt mbi zhvillimet aktuale në vend dhe procesin e dialogut
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?
Në aktakuzën për rastin Banjska, Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon për s...
-
“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëlli...
-
Osmani takohet me Hovenierin, thotë se po bëhen përpjekje për intensifikimin e raporteve Kosovë-SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasa...