Sporti në Artmotion (javë fantastike)
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 10 May 2023
BAD NEWS EAGLES BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
Bad NEWS Eagles counter-strikerat kosovar dhe krenaria e e-sportit kosovar dhe shqiptar në përgjithësi këtë vikend luftojnë për të bërë histori në ngjarjen më të madhe botërore të Counter-Strike Global Offensive e cila transmetohet ekskluzivisht në platformën numër 1 shqiptare në Botë: Artmotion.
Pas shfaqjeve fantastike në turnet e vitit të kaluar dhe sivjet, pesë musketarët kosovar të CS GO: rigoN (Rigon Gashi), SENER1 (Sener Mahmuti), juanflatroo (Flatron Halimi), sinnopsyy (Dionis Budeci) dhe gxx- (Genc Kolgeci) do ta përfaqësojnë Kosovën në Fazën e Legendave (Legends Stage) në mesin e super-yjeve botërore në BLAST Paris Major 2023 ku fondi i shpërblimeve është 1 milion e 250 mijë eurove.
Dita e Madhe për Bad NEWS Eagles do të jetë e Shtuna 13 Maj, nga ora 16:00 kur yjet tona të CS GO presin fituesin e meçit nr.9 të Fazës Sfiduese e cila tashmë po transmetohet komplet, direkt dhe ekskluzivisht në dy kanalet sportive të Artmotion, Sport 5 dhe 6
E SHTUNË, 13 MAJ NGA ORA 16 NË SPORT 6 ARTMOTION – TRANSMETIM HISTORIK
Pra mos harroni : çka do që jeni duke bërë të shtunën nga ora 16, harroni, uluni pranë televizorit dhe kyçuni në programin Sport 6 në Artmotion për të përkrahur djelmoshat tanë BAD NEWS EAGLES në betejë për kualifikim në Fazën e Kampionëve (Champions Stage).
EDICIONI FENoMENAL I PRINCE CAFFE SUPERLIGËS KA ARDH NË FAZËN FINALE DHE ARTMOTION JU SJELL DY NDESHJET VENDMITARE
Një prej edicioneve më interesante, më dramatike dhe më të bukura në këto dy dekadat e fundit që nga koha e artë e basketbollit kosovar të pas luftës ka ardhur në aktin final.
Pas dy ndeshjeve të shkëlqyeshme në ambiente të jashtëzakonshme në Minatori dhe Karagaç, Trepça dhe Peja kanë fituar secila në shtëpi të vet dhe rezultati në seri është baras (1:1), ndeshja e tretë zhvillohet të Enjten mbrëma në Minatori me fillim nga ora 20 dhe transmetohet në kanalin K-Sport 1 në Artmotion.
Ndërkohë, të dielën nga ora 17:15 na pret dueli i katërt final i kësaj serie fantastike e cila do të bartet në Karagaç dhe do të transmetohet direkt në Sport 1 dhe Klan Kosova.
Një është e sigurt na presin edhe dy finale vendimtare fenomenale në adresën ku rrah zemra e basketbollit në vendin tonë: ARTMOTION.
EDHE NBA PLAY OFFS 2023 ME GJYSMËFINALE FENOMENALE NË ARTMOTION
Gjithashtu përtej Oqeanit Atlantik jemi dëshmitar të gjysmëfinaleve të nxehta dhe të jashtëzakonshme në NBA Play Off 2023. Në Konferencën Lindore, Miami Heat i cili u kualifikua në Play Off përmes Play In-it dhe në çerekfinale eliminoi kandidatin nr.1 për titull MilWaukee Bucks , tash në gjysmëfinale ka epërsi të madhe prej 3:1 kundër New York Knicks kurse çifti tjetër gjysmëfinal Boston-Philadelphia është shumë më i zjarrtë dhe paparashikueshëm. Pas epërsis prej 2:1 të Bostonit, Philadelphia e udhëhequr nga tandemi Harden-Embiid i fitoi dy ndeshje rresht dhe e ktheu situatën në avantazh të vetin. Një gjë diuhet këtu, do të jetë zjarrtë.
Situatë e ngjashme kemi edher në Perëndim ku Los Angeles Lakersat ngjashëm si Miami u kualifikuan përmes Play Init dhe në rrethin e parë eliminuan favoritët Memphis Grizzlies, në gjysmëfinale kanë krijuar epërsi të madhe (3:1) ndaj kampionëve aktual Golden State Warriors dhe janë një hap larg finales në Perendim dhe ku eventualisht do të ndesheshin me Denverin apo Phoenixin. Në këtë seri ku Denveri startoj me dy fitore në shtëpi të vet dhe Phoenixi barazoi si nikoqirë, duelin e fundit e fitoi Denveri duke kaluar në avantazh 3:2.
Ku tjetër veç se në Artmotion, adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë, mund t’i përcillni këto bukuri direkt dhe ekskluzivisht.
Për më tepër, vikendi që është para nesh është super vikend i Kampionatit Botëror në Judo “Doha 2023” krenaria e sportit kosovar, xhudistët e prirë nga Toni Kuka janë duke luftuar për medalje dhe pikë të reja olimpike. Gjithashtu, kjo fundjavë sjell adrenalinën maksimale të garave të motoçikletave më të shpejta në botë dhe Franca Grand Pri në Moto GP.
KUSH DO TË JETË KAMPION I ALBI MALL SUPERLIGËS?
Nga ky vikend, në tri xhirot e ardhshme, Albi Mall Superliga e Futbollit të Kosovës zhvillon të gjitha pesë ndeshjet në terminin e njëjtë.
Betejat e zjarrta për titull, dalje në Evropë por edhe mbijetesë vetëm dhe ekskluzivisht në pesë kanalet e Artmotion, të gjitha nga ora 15.
Betejat vendimtare për titull vijnë me derbin e zjarrtë të Anamoravës ku ndeshen Gjilani – Drita (Klan Kosova) dhe Ballkani – Llapi (Sport 1). Beteja për mbijetesë dhe Evropë vjen direkt nga stadiumi Liman Gegaj, Malisheva – Prishtina (Sport 2) kurse skuadrat që luiftojnë për mbijetesë ndeshen në Ferizaj dhe Skenderaj: Ferizaj – Trepça (Sport 3 ) dhe Drenica – Dukagjini (Sport 4)
Numëro e numëro e nuk ka fund sepse sporti në vendin tonë shikohet ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive shqiptare: ARTMOTION

T� tjera
-
Ambasada e SHBA-së në Kosovë paralajmëron amerikanët për rrezik nga sulme të grupeve terroriste: Shmangni tubimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar sh...
-
Aktakuzë ndaj tre personave për shitjen e rreth dy kilogramëve heroinë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dy...
-
IHMK paralajmëron erëra të forta të enjten, temperaturat bien gjatë fundjavës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave ...
-
Aprovohet kërkesa e “Trepçës”, Gjykata ndalon punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e ndërmarrjes “Trepça” pë...
-
Mungesa e masave për sigurimin e punëtorëve, ndalen punimet në dy objekte në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Gjakovë...
-
Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
“Kurti përfitoi politikisht”, Haradinaj flet për vendimin e Gjykatës në Hagë
Dënimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, me një vit e pesë muaj burgi...
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor: Kosovës dhe Serbisë pritet t’u kërkohet përparim në dialog
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë ...
-
West pas aktgjykimit në Hagë: Do të vazhdojmë hetimet për pengim të drejtësisë
Pas shpalljes së aktgjykimit të dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të...
-
Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pa...
-
“Çlirimtari ynë u dënua me thashetheme”, Haziri i ashpër pas verdiktit ndaj Thaçit
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri në një konferencë p...
-
Fotografia e parë e Kuçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt pas vendimit në Hagë
Është publikuar edhe fotografinë e parë të Hajredin Kuçit, Bashkim Smakajt, F...
































