Bajra: Nafta po bie, por për shkak të ngritjes së çmimit të rrymës mund të mos lirohen produktet tjera
Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 06 Maj 2023
Ulja e çmimi të naftës dhe derivateve të saj nëpër tregjet ndërkombëtare ka reflektuar edhe në Kosovë.
Por kjo nuk ka ndodhur edhe me produktet ushqimore, çmimi i të cilave ishte rritur proporcionalisht me të naftës nga fillimi i vitit të kaluar.
Për profesorin e ekonomisë, Ujkan Bajra, arsyeja e mosrënies së çmimeve të produkteve të tjera, është se një pjesë e industrisë e ka naftën si lëndë të parë, kurse pjesa tjetër rrymën.
“Nafta shitet në bursë dhe çmimi i saj përcaktohet nëpër tregjet financiare. Është dinamikë e madhe e lëvizjes së kapitalit dhe mallrave. Nuk është që e prekin në mënyrë direkte çmimet e produkteve bazë”, është shprehur Bajra në emisionin e ekonomisë, Portofol, në Klan Kosova FM.
“Ka rënie të çmimeve në produktet e drithërave, por jo tek produktet e qumështit. Lëvizje ka por nuk është e mjaftueshme. Nuk është vetëm nafta që ka ndikuar në ngritjen e çmimeve, por ka edhe faktorë të tjerë si lufta në Ukrainë. Kemi rënite të çmimi të naftës, por ka rritje të çmimit të energjisë. Nëse industria është e varur prej energjisë atëhetë ajo e ndjek këtë ritëm”.
Sipas Bajrajt, arsyeja tjetër se pse çmimet për produktet nuk mund të bien barazi me ato të naftës është se firmat kanë krijuar stoqe.
“Derisa nuk bëhet zbrazja e depove ose ulja e stokut që është krijuar me koston e lartë edhe çmimet nuk mund të lidhen me uljen e çmimit të naftës. Nuk mund të shkojë në mënyrë lineare”.

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...

































