Lajme

Dyshohen për dokumente të falsifikuara, arrestohen një burrë dhe një grua me shtetësi turke në Aeroportin e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 06 May 2023

Policia e Kosovës ka arrestuar të premten dy shtetas të Turqisë, nën dyshimin se kanë prezantuar dokumente udhëtimi që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas turk, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

ANP Adem Jashari 05.05.2023 – 08:50. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase turke, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e cekur, duke prezantuar dokument udhëtimi, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit, dokumenti i dyshuar është konfiskuar, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera