Julia Roberts tashmë e fokusuar tek martesa dhe fëmijët, si është një ditë në jetën e saj
Autori: Gazeta inFokus
18:51 | 05 May 2023
Julia Roberts është një ndër aktoret më të famshme dhe të dashura të Hollivud-it.
Me talentin dhe bukurinë që e karakterizon, ajo shpejt arriti majat në industrinë e filmave duke u kthyer në një ikonë botërore. Julia është një ndër aktoret më të kërkuara të brezit të saj, duke marrë shumë vlerësime nga kritikët dhe publiku i gjerë për filma si “Pretty Woman”, “Steel Magnolias”, “The Pelican Brief”, “Erin Brockovich” dhe “August: Osage County” ndër të tjera.
Gruaja me buzëqeshjen më të bukur në botë vazhdon edhe sot të magjepsë audiencën me karizmën, humorin karakteristik dhe natyrën e dashur. Prej 4 vitesh, ajo nuk ka qenë më aktive në Hollivud dhe Julia ka shpjeguar se arsyeja është fakti se ka dashur të përqëndrohet tërësisht te martesa dhe fëmijët e saj. Për të familja është prioriteti kryesor dhe është tejmase e dedikuar. Kjo nuk do të thotë se Roberts ka hequr dorë plotësisht nga aktrimi, pasi aktorja ka bërë me dije se së shpejti do të rikthehet me një projekt të ri dhe të gjithë mezi presim ta shohim sërish në ekran. Ajo ka treguar se deri tani ka pasur nevojë t’i kushtojë të gjithë energjitë familjes, por ndonjëherë balancimi i kohës mes njerëzve të dashur dhe pasionit për aktrim është i vështirë.
Artistja ka shpjeguar se mëmësia është kënaqësia dhe ndjenja më e bukur që ka përjetuar në jetë. Përveç kësaj, ajo po shijon edhe procesin e të qenit një “shtëpiake” dhe punëve që vijnë me të. Roberts u ka mësuar fëmijëve aftësi praktike të jetës së përditshme si larja e rrobave, gatimi dhe kujdesja për veten pasi sipas saj të gjithë duhet t’i mësojnë në një moshë të vogël që të krijojnë pavarësi. Ajo, bashkëshorti dhe fëmijët konsumojnë bashkë çdo vakt dhe e vlerësojnë çdo moment që kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
“Ata mendojnë se unë jam një kuzhiniere shumë e mirë dhe madje një herë më thanë se duhet të hap një restorant,”-tha Julia me shaka në një intervistë televizive disa kohë më parë. Ajo gjithashtu i dedikon shumë kohë hobit të saj, qepjes dhe i pëlqen të qepë fustane për kukullat e vajzës së saj, Hazel-it. Roberts është shprehur disa herë se ky proces e ka lidhur akoma më shumë me të.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të arrijë një si...
-
Konsulli i Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, takohet me kryetaren e Bashkisë së Torontos, diskutojnë për bashkëpunim dhe komunitetin shqiptaro-kosovar
Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Toronto, Kadri Dakaj, ësht...
-
Daut Haradinaj për Jakup Krasniqin: S’di çka të them, e kisha nda një pjesë të jetës me të zëvendësu ty…
Daut Haradinaj nga Aleanca, ka reaguar lidhur me vizitën e Jakup Krasniqit në...
-
Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furn...
-
Jakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën ...
-
Policia e Shqipërisë jep detaje mbi alarmin për bo*mbë në avion
Policia e Shqipërisë ka reaguar pas raportimeve se në avionin Manchester – Ti...
-
Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bom*bë në avion, pasagjerët gjejnë shënimin
Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, q...
-
Maqedonci vlerëson pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin “Golden Sabre”
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë në ushtrimin fushor “Golden ...
-
Sveçla njofton për aksionin në Mitrovicë, sekuestrohen kok*ainë, telefona dhe mbi 1 mijë euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...
-
Shiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Sami...
-
Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjes...
-
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një po...
































