Broja në “radarët” e gjigantëve portugezë, presidenti fluturon drejt Londrës për sulmuesin kuqezi
Autori: Gazeta inFokus
11:53 | 28 Prill 2023
Armando Broja po rikuperohet me ritëm mjaft të shpejtë, me sulmuesin i cili po kalon një dëmtim të pësuar në dhjetorin e vitit të shkuar. 21-vjeçari këputi ligamentin, çka i solli një mungesë disamujore e gjasat janë që vetëm në verë të jetë i gatshëm për të zbritur në fushën e lojës. Nëse Broja vijon fazën e rikuperimit në palestër emri i tij ka përfunduar në Portugali, aty ku interes ka Sportingu i Lisbonës.
“Bola Ne Rede” shkruan se presidenti i Sportingut, Federico Varandas, ka udhëtuar drejt Londrës për të takuar drejtuesit e Chelsea, pikërisht për të diskutuar për mundësinë e transferimit të Brojës. “Blutë e Londrës” i rinovuan kontratën për 5 vite verën e shkuar, çka tregon se opsioni më i mundshëm mund të jetë ai i huazimit në Portugali.
Një huazim në Lisbonë mund të jetë një mundësi emirë për Brojën për të arritur formën e tij më të mirë, para se të zbresë përsëri në “Stamfrod Bridge”. Sulmuesi nga malësia e madhe shënoi 1 gol në 12 ndeshjet që u aktivizua me Chelsean deri në dhjetor, ndërsa në Kombëtaren e Shqipërisë është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm, teksa me fanellën e parë të kombëtares kuqezi ka luajtur 17 ndeshje duke shënuar dhe 4 gola.
Sytë janë nga Broja i cili për momentin mendon vetëm për tu kthyer në fushë, por nuk do të ishte çudi që për disa muaj Chelsea të vendoste ta huazonte në një skuadër dhe Portugalia mund të jetë një destinacion me potencial, aq më tepër që ka një interes konkret nga një prej ekipeve më të mëdha si Sportingu i Lisbonës.

T� tjera
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...































