Kurti premtoi zgjerim të rrugës Kijevë – Zahaq, ministria zgjodhi devijimin
Autori: Gazeta inFokus
23:25 | 26 Prill 2023
Rreth 230 milionë euro kishte nënshkruar Ministria e Financave kredi me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për segmentin Kijevë – Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë.
Marrëveshja parashihte që në këtë segment të ndërtohet auto-udha e tipit të mbyllur, me devijim nga rruga ekzistuese përgjatë gjithë këtij segmenti. Mirëpo, ky projekt dështoi dhe kredia me BERZh-in u ndërpre nga Qeveria Kurti 2.
Më 14 prill të 2022-ës, në foltoren e Kuvendit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se po planifikojnë që të mos ketë fare devijim, por vetëm zgjerim të rrugës ekzistuese, e cila nuk ka nevojë për shpronësim, raporton Kiks Kosova.
Megjithatë, kjo gjë nuk u shkrua as në letër. Ministria e Infrastrukturës vazhdoi projektin sipas variantit 2.
Sipas këtij varianti, bëhet një devijim i tërësishëm nga rruga ekzistuese, duke anashkaluar në tërësi fshatrat Kijevë, Burim, Rixhevë e Gllarevë.
Banorët e këtyre fshatrave i nxori në rrugë vendimi i Qeverisë i cili mban datën 8 mars 2023, përmes të cilit u aprovua shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës për vazhdimin e shpronësimit të pronave për realizimin e segmentit Kijevë – Zahaq.
Kiks Kosova javë më parë ishte dakorduar për realizimin e një interviste me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për të marrë përgjigje se cili do të jetë fati i rrugës së kontestuar që përfshin këto fshatra, por intervista nuk u realizua.
Durmishi sot i ka thënë Kiksit se për shkaqe shëndetësore, ai nuk mund ta realizojë intervistën, por përmes telefonit ka deklaruar se ndërprerja e kredisë me BERZh-in u bë për t’i shpëtuar para buxhetit të Kosovës.

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
































