“Jemi në dijeni”, BE s’përgjigjet nëse vota e Serbisë kundër Kosovës në KiE përbën shkelje të Marrëveshjes
Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 25 April 2023
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se institucionet e Brukselit “janë në dijeni” se Serbia votoi kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Megjithatë, Stano nuk deshi t’i përgjigjet pyetjes nëse BE-ja e konsideron këtë veprim shkelje të Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan për Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve. Ndërkaq, më 18 mars në Ohër ata u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Neni 4 i kësaj marrëveshjeje thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Pavarësisht se Kurti dhe Vuçiq nuk e nënshkruan marrëveshjen, BE-ja e konsideron atë marrëveshje dhe ka deklaruar se dokumenti është ligjërisht i detyrueshëm për të dyja palët.
“Diskutimet për nënshkrimin [e marrëveshjeve] janë krejtësisht të kota dhe të parëndësishme. Ekziston një angazhim në nivelin më të lartë politik dhe ai angazhim tani është bërë i detyrueshëm në procesin e anëtarësimit për të dyja palët. Përparimi në dialog dhe zbatimi [i marrëveshjeve] do të reflektohet në rrugëtimin e tyre [të Kosovës dhe Serbisë] evropian”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE-së konfirmoi se marrëveshja e arritur në Ohër është ende e vlefshme dhe se fokusi i të gjithëve duhet të jetë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga blloku evropian.
Më 24 prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës votoi që t’i përcjellë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.
Për këtë vendim, 33 vota ishin për, shtatë kundër dhe pesë abstenime.
Para se të mbahej votimi në Këshillin e Evropës, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregoi se shteti i tij do të votojë kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.
Këshilli i Evropës është organizata më e vjetër evropiane që merret me zhvillimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut. Kjo organizatë ka procedura të caktuara për pranimin e anëtarëve të rinj. Këto procedura kalojnë përmes Këshillit të Ministrave dhe Asamblesë Parlamentare, ku marrin pjesë deputetët nga parlamentet e shteteve anëtare./REL/
Të tjera
-
Haxhiu për anulimin e Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu tha se vendimi për anulimin e Listës së çmimi...
-
Sulm*ohet fizikisht kryeministrja daneze, arrestohet një person
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar në Kopenhagë. ...
-
Ambasadori Ajeti përzgjidhet në ballinën e revistës së njohur gjermane, vlerësohet edhe potenciali ekonomik i Kosovës
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është përzgjedhur në ballinën ...
-
Ministria e Ekonomisë reagon ndaj lajmeve të rreme lidhur me subvencionimet
Ministria e Ekonomisë ka bërë një reagim lidhur me disa njoftime të rreme që ...
-
Osmani: Lulëkuqet e Drenicës, të ujitura me gjakun e grave dhe burrave që u angazhuan për liri
Presidentja Vjosa Osmani, ka publikuar një foto ku shihet në një fushë me lul...
-
U bë kryetare me mbështetjen e tij, Kurti e pret Ardita Sinanin- jep disa detaje për zhvillimet në Preshevë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur në kryeministri kryetarën...
-
Bajrami ironizon me Kurtin: Ka dështuar me të gjitha premtimet, natyrshëm mandati tjetër do të jetë më i mirë
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratës së kryeministri...
-
UP-ja ngrit flamurin LGBTQI+, në mjediset e rektoratit të universitetit
Universiteti i Prishtinës, të premten ka ngritur flamurin e komunitetit LGBTQ...
-
Hovenier: Mbështetjen për Kosovën e kemi në ADN, por kjo s’do të thotë Qeveria mund të bëjë ç’të dojë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier duke folur për mosmarrëveshjet e...
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për grabitje
Gjykata Themelore Prishtinë ka vendosur në çështjen penale ndaj të pandeh...
-
Maqedonci: Kemi kufizime sa i përket koordinimit paraprak, por jo për veprim në të gjithë territorin e Kosovës
Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka thë...
-
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, përfundojnë negociatat VLEN-VMRO
Tashmë kanë përfunduar negociatat për konstituimin e Qeverisë mes VLEN dhe VM...