Çfarë është apendiciti akut, simptomat dhe si duhet të silleni nëse iu shfaqen
Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 18 April 2023
Apendiciti është një inflamacion akut i apendiksit. Ende nuk dihet me saktësi se cili është funksioni i apendiksit, ndërsa ajo që dimë është se mund të jetojmë pa të, pa pasoja. Apendiciti është një sëmundje e zakonshme, e cila ndodh sidomos nga mosha 10 deri në 30 vjeç, por ka
raste edhe në moshën e vjetër.
Është shumë e përhapur në vendet e industrializuara dhe e rrallë në Azi e Afrikë, vende në të cilat ushqimet janë shumë të pasura me fibra. Klinikisht, apendiciti paraqet një larmi të madhe të formave dhe komplikacioneve të frikshme që mund të shkaktojë, nëse nuk trajtohet si duhet.
Në përgjithësi bëhet fjalë për dy lloje apendicitesh, kronik dhe akut:
– Apendiciti kronik karakterizohet nga një gjendje inflamatore e apendiksit të zgjatur gjatë kohës që nuk mund të shërohet spontanisht. Pra personat që vuajnë nga ky lloj apendiciti, kanë dhembje të lehta dhe të rralla, nga koha në kohë, në pjesën e fundbarkut në anën e djathtë.
– Apendiciti akut, nga vetë emri, është dhembja e menjëhershme dhe e madhe e zorrës qorre. Kërkon ndërhyrje urgjente. Në vijim do të ndalemi te simptomat e kësaj patologjie që prek si meshkujt ashtu edhe femrat.
Simptoma:
Dhembja e barkut
Apendiciti akut karakterizohet nga një dhembje e fortë dhe e papritur në fund të barkut në anën e djathtë të tij. Dhembja e barkut fillon rreth kërthizës e pas disa orësh zhvendoset poshtë në krahun e djathtë. Dhembja e barkut anash në të djathtë, me kalimin e orëve, bëhet më e lokalizuar dhe më e fortë. Pacienti dëshiron të qëndrojë në qetësi, mundësisht pa lëvizur.
Ethet
Dhembjet e vazhdueshme të barkut ose parehatia e shkaktuar nga apendiciti shoqërohet pothuajse gjithmonë me ethe të lehta. Në përgjithësi, temperatura e trupit varion nga 37,2 deri në 38,2 gradë Celsius; kur kjo i kalon 38,5 është e nevojshme që të shkohet në urgjencë. Në këtë rast duhet ndërhyrë menjëherë, sepse në këtë pikë, shpërthimi i apendicitit mund të jetë vdekjeprurës.
Humbja e oreksit ose anoreksia
Kur një person ndien dhembjet e apendicitit, është e vështirë që të ketë dëshirë të hajë. Humbja patologjike e oreksit dhe mungesa e ndjenjës së urisë, vijnë për shkak të vuajtjeve në vazhdim.
Shqetësime në zorrën e trashë
Apendiciti mund të shkaktojë shqetësime edhe në zorrën e trashë: diarreja ose kapsllëku bashkohen me dhembjet e shumta të barkut. Në përgjithësi, diarreja mund të provokohet shumë rrallë nga infeksionet bakteriale. Kjo ndodh në 10% të rasteve. Ndërsa kapsllëku është mbizotërues dhe lidhet me fryrjen e barkut, sepse nxjerrja e gazrave rezulton e vështirë.
Marrje mendsh dhe të vjella
Në 70% të rasteve apendiciti shoqërohet me shqetësime të aparatit gastrointestinal. Marrja e mendve dhe vjellja shkaktohen nga peristaltika e zorrëve e stimuluar nga fryrja e apendiksit.
Dhembje e përhapur në kofshën e djathtë
Dhembja, përveçse në bark, mund të jetë shumë e fortë edhe në këmbën e djathtë, e cila mpihet gati sa një rast paralize. Pra një person me apendicit nuk mund ta lëvizë dot këmbën.
Cilat janë arsyet që shfaqen problemet e apendicitit tek individë të ndryshëm?
Arsyet janë të ndryshme. Shpeshherë është anatomike, një apendiks i vendosur në një pozicion anatomikisht jo normal apo i gjatë në madhësi ose me furnizim të keq vaskular. Gjithashtu prek ata persona të cilët nuk mbajnë dietë të mirë, sidomos është vërejtur që kjo patologji është më e shpeshtë tek ata persona që konsumojnë fara me lëvozhgë. Në këtë rast kemi të bëjmë dhe me faktorin anatomik dhe me faktorin ushqim (pra dieta) dhe duke u mbledhur të dyja, çojnë në atë që quhet inflamacion i kësaj strukture anatomike.
Si duhet të silleni nëse keni këto simptoma
Në prani të këtyre simptomave, dyshimi se mund të jeni me apendicit është shumë i madh, megjithatë ju nuk duhet të alarmoheni. Shpesh shqetësime të tilla të ngjashme ndodhin edhe në rastet e tjera të çrregullimeve gastrointestinale. Diagnostikimi i apendicitit akut edhe sot e kësaj dite nuk është i lehtë për t’u bërë, pavarësisht se kjo patologji është shumë e përhapur te njerëzit. Ndaj drejtojuni mjekut specialist, nëse ndieni dhembjet dhe vështirësitë e sipërpërmendura. Do të jetë ai i cili do të përcaktojë shkallën e prekjes nga apendiciti ose nevojën për ndërhyrje kirurgjikale.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...