Gjesti i turpshëm i Don Xhonit duke thyer sofrën e bukës me çekan, bëhet viral në rrjete sociale
Autori: Gazeta inFokus
16:32 | 17 Prill 2023
Sjellje aspak të hijshme, e gjeste të turpshme po shohim cdo ditë e më shumë nga artistët e këngëtarët kosovarë të cilat edhe po bëhen virale në rrjetet sociale, sidomos në Tik Tok, shkruan Gazeta Infokus.
Një video e tillë e hip hop artistit nga Drenica, Don Xhoni, u bë virale mbrëmë ku pas një ndeje në shtëpinë e tij në shoqëri të muzikës së “Zhutave”, ai thyen një sofër me çekan.
Është pikërisht kjo video me sjellje agresive e të pahijshme që ka marrë vëmendje duke filluar nga mbrëmë por edhe sot gjatë gjithë ditës, duke u shndërruar në lajm e duke u shpërndarë edhe në rrjete të tjera sociale.
Një video ku këngëtari shpreh mllefin e agresivitetin e tij ndaj një sofre, ku po ushqehej, dhe të tjerët përreth tij që e përkrahin atë duke qeshur.
Sjellje të tilla nga artistët po shohim vazhdimisht në këtë rrjet social ku si duket dëshira për tu bërë viral po i shtyn ata të bëjnë edhe gjeste të tilla, e sjellje aspak të hijshme.
Një tjetër rast i ditëve të fundit që u bë viral ishte edhe ai i hip hop artistit, Fero, i cili i lidhur drejtpërdrejtë në Tik Tok, ushtron dhunë duke e gjuajtur me papuqe, bashkëshorten e tij, modelen, Arbenita Ismajlin me të cilin tashmë ka disa vite që është martuar dhe kanë edhe një fëmijë./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të ndiqni videon dhe të bëni edhe vetë vlerësimin:
@bigdonxhon42♬ original sound – Don xhon

T� tjera
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...






























