Gërxhaliu për rritjen e çmimit të rrymës: Po luhet me ndjenjat e qytetarëve, po cenohet standardi jetësor
Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 04 April 2023
Ish-drejtori i Odës Ekonomie të Kosovës, Safet Gërxhaliu, e ka quajtur paradoksale ngritje e çmimit të rrymës së energjisë elektrike.
Sipas tij, është e pa kuptueshme se si në Evropë ka ulje të inflacionit, ulje të çmimeve e në Kosovë përkundër përballje më shumë kriza bëhet edhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike.
“Është paradoksale që deri sa në Evropë kemi stabilizim të inflacionit , deri sa ne Evropë kemi rënie të çmimeve të produkteve strategjike. Në Kosovë e kemi një situatë ku në të njëjtën kohë përkundër inflacionit të lartë edhe përkundër pagave në sektorin privat përkundër një krize të heshtur ekonomike që e ka kapluar Kosovën kemi rritje të çmimeve të produkteve strategjike, në veçanti të energjisë elektrike, lind pyetja si është e mundur që të kemi këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike kur qoftë se ne importojmë, çmimet kanë rënë në berza ndërkombëtare”, tha ai.Gërxhaliu Ai shtoi se është duke u luajtur me ndjenjat e qytetarëve dhe po cenohet standarti jetësor.
“E dyta si është e mundur që në Kosovë të prodhohen 700 deri 840 megavat energji elektrike, kostoja e prodhimit është 31 euro dhe do të thotë një megavat i energjisë elektrike të shitet për 29 e 40. Dhe e treta si është e mundur kur e kemi kohën kur temperaturat po bien, ku nevoja për energji elektrike është më e vogël të kemi këtë ngritje dhe paradoksi më i madh është ku thuhet që arsyetimi i ngritjes së çmimit të energjisë elektrike është rehabilitimi i kapaciteteve prodhuese”.
“Besoj që po eksperimentohet me ndjenjat e qytetarëve, besoj që po cenohet standardi jetësorë dhe në këtë drejtim besoj që duhet të ketë angazhim më të madh të akterëve që të mendohet për shtet dhe për qytetarët dhe jo vetëm për pushtet dhe për forcim të pozicionit politik”, tha ai.
Ai tha se si pasoj e ngritjes së këtyre çmimeve do të ketë goditje direkte në edhe në ekonomin veçanti në sektorin prodhues dhe tek shërbimet.“Efektet e këtij çmimi apo të kësaj ngritje do të jenë të shumta, nuk duhet të analizohet vetëm në aspektin social apo në aspektin e standardit të qytetarëve. Duhet të ketë goditje direkte në edhe në ekonomin veçanti në sektorin prodhues dhe tekë shërbimet”.
“Andaj besoj që është një eksperiment i cili do të ketë një kosto shumë të shtrenjtë për Kosovën dhe për ekonominë kosovare jemi para sfidave të shumta dhe besoj një ngritje e tillë e çmimit është një indikator kyç, por e ndan aspektin ekonomik në Kosovë, e demotivon dhe demoralizon qytetarin e Kosovës dhe në këtë drejtim nuk duhet habitur që ikja është një opsion që po e zgjedhin jo vetëm të varfëritë, por edhe familjaret e tjerë që e kanë një standard më të lartë dhe më të mirë për të jetuar në Kosovë”, tha ai.
Të tjera
-
Shkarkimet në Policinë e Kosovës – Hoxha përballet me akuza nga opozita, VV-ja e mbron
Me akuza e kundërakuza është përcjellë raportimi i drejtorit të Përgjithshëm ...
-
Pse po largohen hetuesit nga policia, flet drejtori i Policisë kosovare
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten gjatë raportimit në...
-
Rohde për Leverkusenin: Një tjetër natë emocionuese, Xhaka me shokët e tij në finale
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi Bayer Leverkusen...
-
Serwer: Escobar dhe Lajcak e nisën keq, përfunduan edhe më keq, kjo është rruga që duhet ndjekur në negociata
Profesori amerikan Daniel Serwer, i cili njeh mjaftë mirë zhvillimet në rajon...
-
Raportimi i drejtorit të policisë po vazhdon me debate e akuza në Komision
Me akuza po përcillet raportimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Ko...
-
OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë sot për t’u dhën...
-
Lajçaku takohet me DiCarlon, diskutojnë për Ballkanin Perëndimor
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav L...
-
Nga sot fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS, këto janë procedurat
Nga sot do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar n...
-
Policia arreston një burrë dhe një grua në Gjakovë, u përlé shën mes vete
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Gjakovë, pasi është raportuar se jan...
-
Makina Ferrari digjet plotësisht pas përplasjes në një pemë, shpëtojnë shoferi e pasagjeri
Në Gjermani shoferi dhe pasagjeri kanë arritur të shpëtojnë pasi vetura e tip...
-
Ambasada e Kosovës në SHBA fton mërgimtarët të regjistrohen
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje mërgi...
-
Prishtinë: Dy persona e godāsin me veturë nga prapa dhe dalin e sülmojnë edhe fizikisht
Një person zyrtar ka njoftuar policinë se është sulmuar nga dy persona në Pri...