Kosova ka interes për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 04 April 2023
Lojërat Olimpike Mesdhetare në vitin 2023 do të mund të organizohen në Kosovë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpall kandidaturën për këtë garë.
Kjo u bë e ditur nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
Në njoftim thuhet se afati i fundit për aplikim për organizimin e lojërave për vitin 2027 dhe 2030-të ka përfunduar m 31 mars.
Për organizimin e Lojërave në plazh për 2027-tën ka konkurruar Portugalia ndërkaq tri vjet më pas Kosova.
Sipas ICMG-së, dy Komitetit Olimpike Kombëtare duhet ta dorëzojnë dosjen e kandidaturës deri në fund të qershorit, ndërsa Komisioni Vlerësues do të organizojë ndërkohë vizita inspektuese në të dy vendet, në Portugali dhe në Kosovë.
Më pas, më 8 shtator në Heraklion, gjatë asamblesë gjenerale të ISMG-së, do të vendoset për Lojërat e 21-ta Mesdhetare dhe për Lojërat e katërta Mesdhetare në Plazh.
“Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare e mirëpret me kënaqësi të madhe interesimin e dy Komiteteve Olimpike, të cilët janë anëtarët më të rinj të familjes Mesdhetare. Përkushtimi i tyre kontribuon në zhvillimin e kësaj ngjarjeje, por edhe në përhapjen e idealeve dhe të vlerave të Lojërave në krejt pellgun e Mesdheut”, shkruan ICMG në uebfaqen e vetë zyrtare, e cila shton se kandidaturat e Kosovës dhe të Portugalisë do të shqyrtohen me kujdes nga ekspertët dhe më pas do të vendoset nëse i plotësojnë kriteret apo jo, njofton Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare përcjell Klankosova.t
Kryeqyteti i Kosovës Prishtina, mund të jetë mikpritëse e mijëra sportistëve që do të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze.
Kosova është treguar mjaft e suksesshme në pjesëmarrjet e saj në Lojërat Mesdhetare, mbi të gjitha në sportin e xhudos, duke fituar medalje të arta, të argjendta dhe të bronzta
Të tjera
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...
-
Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e...
-
Rrokulliset një veturë, aksident i réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. ...
-
Specialja merr vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së ...