Qytetarët ankohen për shtrenjtimin e rrymës: E pa përballueshme, jemi lodhur
Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 04 April 2023
Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ngjallur shqetësim në mesin e disa qytetarëve të Kosovës. Sipas tyre, shtrenjtimi i rrymës 15.4 për qind nga 1 prilli nuk do të jetë e përballueshme.
Qytetarët thonë se janë lodhur me ngritjen e vazhdueshme të energjisë elektrike, dhe të produkteve të tjera bazike.
Qytetari Selver Lenjani thekson se do të ankohet dhe nuk do të le ‘guri’ pa lëvizur tek të gjitha institucionet për shtrenjtimin e çmimeve që po rritën vazhdimisht.
Ai tutje theksoi se jetesa e përditshme po u vështirësohet vazhdimisht.
“Është një shtrenjtim marramendës që as qeveria Kurti nuk e ka kuptuar hallet e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë me një varfëri të skajshme dhe i kanë marrë të gjitha afër vetës me vendime të prera që të shtrenjtoi rrymën, e gjërat ushqimore të cilat janë bazike. Ky popull është i lodhur dhe i ngarkuar nga obligimet shtetërore. Energjia elektrike, gjërat ushqimore, vazhdimisht janë rritur dhe po krahasohen me vendet e rajonit, ato që e kanë të zhvilluar ekonomin, industrinë, kurse ne s’kemi as ekonomi as industri, ne që jetojmë nga doganat, nga ndihmat shumë sociale. Me të gjitha pagat që i kanë rritë, janë mashtruar qytetarët, që nuk po munden as ekzistencën minimale ta sigurojnë nga kjo qeveri Kurti, çka të presim më shumë prej saj”, tha ai.
Asllan Zeqiri thotë se këto çmime janë mjaft të larta dhe se shteti nuk i ka falur asnjëherë asnjë pagesë.
“Të gjitha çmimet janë të larta, tani edhe rryma që shtrenjtohet edhe çmimet e tjera do të rriten… Unë jam pensionit dhe duhet të shkojmë të pyesim këta qeveritarët se a po munden të i përballojnë shtrenjtimet, që munden të marrin sa të dëshirojnë para, e jo neve që na duhet të përgjysmojmë të gjitha gjërat e tjera.. unë edhe pse asnjëherë nuk kam harxhuar më shumë se 800 kilovat , shteti asnjëherë nuk më ka falur asnjë pagesë”, potencoi Zeqiri.
Edhe Shaban Osmani ka thënë se shtrenjtimi i rrymës është i pa përballueshëm për të.
“Nuk është e përballueshme çfarë janë duke bere këta nuk e di, vetëm shiko neper firma çfarë janë duke bërë i kanë rrotulluar punëtorët, i kanë ‘mbytur’ s’ka çfarë të bëjnë prej korrupsioni vetëm rrotullo punëtor. Me 300 euro pagë si mundesh me përballu, ku është familja, shkollimi e të tjerat, një person punon duhet ta mbaj të tërë familjen. Prej që jam duke paguar rrymë asnjëherë nuk më kanë falur, ju kanë falur atyre që nuk duhet komuniteteve dhe serbeve, kurse neve jo”, tha ai.
E qytetari Hashmet Baxhaku ndryshe nga qytetarët ë tjerë nuk e ndau mendimin e njëjtë me këtë çështje, ai shtoi se energjia elektrike nuk është e shtrenjtë dhe është mjaft e përballueshme.
“Kam frigorifer, 2 bojlerë, lavatriqe, 2 shporet elektrik, enëlarëse, 2 termos të cilat i shfrytëzoj gjatë kohës së dimrit, dhe ku mund të jetë energjia elektrike e shtrenjtë… Edhe pse unë kam pensionin prej 100 euro, prapë nuk është rryma e shtrenjtë, kur ke drita, nxehtësi, pra sërish e shtrenjtë kjo energji”, thekoi ai.
Tarifat e reja të energjisë elektrike kanë hyrë në fuqi me 1 prill dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024. Shtrenjtim të energjisë elektrike ka pasur edhe në shkurt të vitit të kaluar për konsumatorët që konsumojnë energji elektrike mbi 800 kWh.
Të tjera
-
Kastrati i ASK’së: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milion banorë rezidentë
Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, ...
-
Zbulohet komploti për ta vrarë Presidentin Zelenskiy
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës...
-
Drejtori i Policisë raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes
Të premten, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, do ...
-
Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit
Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të ...
-
Deputeti i VV’së: Tokat e Manastirit nuk kthehen, por Asociacioni nuk bëhet
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke ...
-
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së premte mbi Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me inte...
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...