Finlanda anëtarësohet në NATO
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 04 April 2023
Pasi Turqia ra dakord që Finlanda të anëtarësohet në NATO, sot kjo do të ndodhë zyrtarisht. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg.
Rusia njoftoi se do të forconte ushtrinë e saj në perëndim.
Finlanda do të anëtarësohet sot (04.04.) zyrtarisht në NATO. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha dje se “nga nesër Finlanda do të jetë anëtare e plotë e NATO-s”. Turqia, e cila ishte vendi i fundit anëtar që ratifikoi anëtarësimin e Finlandës, do të dorëzojë dokumentet për këtë në një takim të ministrave të Jashtëm në Bruksel. Finlanda është e ftuar të bëjë të njëjtën gjë.
Para selisë pasdite do të ngrihet flamuri i vendit të 31-të anëtar të aleancës ushtarake. Do të jetë një ditë e mirë për sigurinë finlandeze, për sigurinë nordike dhe për NATO-n në tërësi, tha Stoltenbergu.
“Moment historik”
Presidenti finlandez Sauli Niinistö dhe ministri i Mbrojtjes Antti Kaikkonen pritet të marrin pjesë në ceremoni së bashku me ministrin e Jashtëm Pekka Haavisto.
“Ky është një moment historik për ne. Për Finlandën, qëllimi kryesor i takimit do të jetë të nënvizojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon agresionin e saj të paligjshëm,” tha Haavisto në një deklaratë. “Ne duam të nxisim stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë rajonin euroatlantik”.
Rusia përforcon ushtrinë
Rusia reagoi ndaj këtij njoftimi. Zëvendësministri i Jashtëm Aleksander Grushko njoftoi përforcimin e aftësive ushtarake ruse në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore të vendit. Ky është reagimi i Rusisë ndaj anëtarësimit të pritshëm të Finlandës në NATO, thotë Grushko sipas një informacioni të agjencisë shtetërore të lajmeve RIA.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas sulmit rus në Ukrainë dhe synuan që kjo të ndodhë në të njëjtën kohë. Por anëtarësimi i një anëtari të ri duhet të miratohet nga të 30 vendet anëtare aktuale të NATO-s. Turqia dhe Hungaria fillimisht hezituan të ratifikojnë anëtarësimin e Finlandës. Javën e kaluar, parlamentet e këtyre dy vendeve ratifikuan anëtarësimin e Finlandës. /DW
Të tjera
-
Krasniqi del nga takimi me Kurtin, insiston në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit t...
-
Rasti Subvencionet 5 / Gjykata merr vendim ndaj 10 personave të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur Aktgjykimi...
-
Vuçiq nuk shkon në Kotor ku mbahet takimi i liderëve të rajonit, Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në samiti...
-
Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës edhe Kosovës!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës...
-
Kjo zonë në Kosovë në të ardhmen mund të gjenerojë tërmete të fuqishme
Ministria e Ekonomisë ka dalë me detaje për tërmetin e sotëm që goditi Kosovë...
-
Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës
Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për...
-
Policia gjatë një bastisje në Leposaviq gjenë narkotik, ar*më zjarri dhe municion
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik gjatë një bastisje në Mitrovic...
-
Ahmetaj: Kurti e ka sjellë vendin në një situatë pa krye
Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj, tha se kryeministri Albin Kurti e ka s...
-
Haradinaj në Prizren, viziton fabrikën që eksporton jashtë vendit: Ky është shembull suksesi i krijuar me djersë, e Kryeministri kënaqet me “Petët e Atiqit”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Nis takimi mes Kurtit dhe Krasniqit
Albin Kurti dhe Memli Krasniqi kanë nisur takimin dy palësh. Kreu i PDK’së...
-
Haziri: Pas 16 majit, Kosova politikisht nuk do të jetë më e njëjtë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se “Kosova politikisht nuk është...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Malishevë
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç rapor...